DURRES - Armatime të rënda ishin në duart e personave të gabuar, dhe nëse nuk do të kishte ndërhyrë policia me informacione të marra në rrugë operative, do të ishte realizuar plani për një vrasje me pagesë.

Policia e Durrësit në një operacion të koduar “Misioni” mundi të prangosë 3 persona, dy prej të cilëve me precedentë të rrezikshëm penalë.

Aldi Mustafa, 35 vjeç, i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë, ishte në drejtimin e një makine BMV, me dy pasagjerëtUran Zyka 40 vjeç me banim në Durrës i dënuar për kanosje, dhe Tahir Gjinika 33 vjeç. Forcat e policisë u vunë në ndjekje të tyre në lagjen numër 15 në Durrës, ku me ta kuptuar, shoferi ka tentuar të largohet duke goditur dhe automjetin e uniformave blu dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion. Plani i tyre për arratisje mbeti vetëm në tentativë, pasi u bllokuan  nga makina dhe shërbime të tjera të Policisë.  

Jo më kot tentuan t’i ikin policisë.

Në automjetin luksoz, efektivët gjetën 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. 

Shoferi in BMW, Aldi Mustafa rezulton te ketë qenë pjesë e bandave kriminale të Durrësit prej shumë vitesh, ndërsa njihet për miqësinë me Aleksander Lahon, Rrumin e Shijakut, i cili ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur.

Zyrtarisht, thuhet se strukturat hetimore të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë punën hetimore për të mësuar se cili ishte shënjestër e vrasjes me pagesë që mbeti thjesht një plan.

1630309251_1630309194arme.jpg

1630309264_1630308967glock.jpg

1630309274_1630308941durres.jpg

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
Do kryente vrasje me pagesë, 35 vjeçari i arrestuar pjesë e bandave të Durrësit prej vitesh! Ka njohje me 'Rrumin', emër i njohur për botën e krimit

Aldi Mustafa njëri prej të arrestuarve në Durrës së bashku me 2 të tjerë që dyshohet se do të kryenin vrasje, rezulton të ketë qenë pjesë e bandave kriminale të Durrësit prej shumë vitesh. Ka miqësi me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut.

Aleksandër Laho, mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj. I njohur ndryshe me nofkën ‘Rrumi’, emri i Lahos është i njohur për botën e krimit, pas akuzave për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri.