Një atentat me granatë është regjistruar mbrëmjen  e djeshme në Durrës ndaj 35-vjecarit me inicialet B.B

Policia bën me dije se rreth orës 20 e 30 të datës 22 korrik persona të identifikuar kanë hedhur brenda avllisë së banesës së 35-vjecarit një granatë ofensive, e cila fatmirësisht  nuk ka plasur.
 
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 22.07.2017, rreth orës 20:30, shtetasit B.B. vjeç 35, banues në Durrës, persona të paidentifikuar, brenda avllisë së banesës i kanë hedhur një granatë ofensive, e cila nuk ka plasur. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com