Nga plagët e marra është dërguar në spital D.M, 25 vjeç, i cili sipas të dhënave paraprake është jashtë rrezikut për jetën falë ndërhyrjes së mjekëve.
Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit që ka shtënë me armë ndaj personave të lartpërmendur.
Njoftimi i plotë i policisë së Memaliajt për këtë ngjarje:
Memaliaj.
Informacion paraprak.
Njoftohemi se në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj, në fshatin Xhafaj, bashkia Memaliaj, shtetasit D.H dhe D.M, të dy banues në Memaliaj duke udhëtuar me mjetin tip ford me targa AA275EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi D.M, rreth 25 vjeç, i cili është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com












