Atentat ndaj Putin? Sulmohet limuzina e presidentit rus, shpërthen goma e përparme

Atentat ndaj Putin? Sulmohet limuzina e presidentit rus, shpërthen goma e përparme

Autokolona e Vladimir Putin më 25 qershor

Presidenti rus, Vladimir Putin dyshohet se ka qenë shënjestër e një atentati ditën e sotme. Gomat e përparme të limuzinës shpërthyen, megjithëse ende nuk ka detaje se çfarë ka ndodhur. Pas shpërthimit, një tym i madh doli nga makina. Media britanike, Daily Mail shkruan se presidenti rus nuk është dëmtuar nga ky shpërthim.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimi rus mori makinën e dëmtuar pjesërisht, ndërsa disa roje të tij të sigurisë janë arrestuar. Ndërkohë që rojet e tjera të sigurisë janë zhdukur pa lënë gjurmë, mes dyshimeve se kanë zbuluar sekrete për lëvizjet e Putin.

Ky shpërthim i limuzinës së Putin, vjen në një kohë kur lufta kundër Ukrainës vijon prej më shumë se 200 ditësh. Lajmi për shpërthimin u bë me dije fillimisht nga kanali Telegram i gjeneralit SVR.

General SVR është një kanal rus në Telegram që poston informacione të supozuara të brendshme për Putinin dhe Kremlinin.  Ndërsa disa janë skeptikë ndaj gjeneralit SVR, të tjerë thonë se është një nga kanalet e pakta të spikatura anti-Putin në Rusi që ofron një pasqyrë të ngjarjeve të vërteta në Kremlin. Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare, shoqëruar nga një autokolonë me pesë makina të blinduara.

“Rrugës për në banesë, disa kilometra më tutje, makina e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë, [dhe] makina e dytë e shoqërimit qarkulloi pa u ndalur [për shkak të] pengesës së papritur. Në makinën e Putinit një zhurmë e fortë u dëgjua nga rrota e përparme e majtë, e ndjekur nga tym i fortë". Pas shpërthimit, shërbimi i sigurisë mori makinën e Putinit për në rezidencë.

“Kreu i truprojës [shërbimit] të presidentit dhe disa persona të tjerë janë arrestuar dhe janë në paraburgim. Për lëvizjen e presidentit e dinin vetëm një rreth i ngushtë njerëzish dhe ishte i shoqëruar nga shërbimi i sigurisë presidenciale. Pas incidentit, tre prej tyre u zhdukën. Këta ishin pikërisht njerëzit që ishin në makinën e parë të autokolonës. Ata nuk dihet se ku janë. Makina me të cilën ata udhëtonin u gjet e zbrazët disa kilometra larg incidentit”, shkruan SVR General.

Në një postim të mëparshëm SVR General ka shkruar se Putini kishte urdhëruar të dashurën e tij Alina Kabaeva, 39 vjeç, të bënte një abortonte fëmijën, gjë që ka çuar në një 'përkeqësim' të marrëdhënieve të tyre. Por ky pretendim nuk është konfirmuar. Sipas SVR General, Kabaeva e ndërpreu shtatzëninë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pola: 15/09/2022 07:23

    putin sot ne samarkand per forumin e SCO ju ala ke ura

    Përgjigju
  • Populli: 14/09/2022 21:47

    Putini po kalon shume hunj por njeri do ti ngulet fort.

    Përgjigju
    • Or tej: 14/09/2022 21:58

      Vetem gerneta e shalgjatit ose zdromsit mund ti beje derman.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit