Tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak por njëri prej tyre, Flamur Toska humbi jetën nga plagët.
Nga hetimet e bluve të Tiranës rezulton se arma e përdorur është e tipit pistoletë dhe mbi tre shtetasit është qëlluar nëntë herë. Sipas burimeve të policisë që i referohen TV A1 Report autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip Golf 4 me ngjyrë të zezë për në drejtim të Fushë- Krujës.
Fatjon Biberaj është në gjendje të rëndë ndërsa i plagosuri tjetër Ramiz Bashuka, efektiv i policisë së burgjeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
POLICIA: E DIME MOTIVIN, PO KERKOJME AUTORET
Policia thotë se është zbardhur motivi i ngjarjes por për arsye hetimi nuk mund të bëhet publike, deri në finalizimin e kapjes së autorëve të dyshuar. Një grup hetimor i posaçëm po kryen procedurat e marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera procedurale duke shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen.
Lajmi fillimisht u publikua më 23: 20, dhe u përditësua në orën 12:00
(bm/sg/shqiptarja.com)