TIRANË - Tre shtetas janë qëlluar me armë nga disa persona që ndodheshin në brendësi të një makine. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 pranë Universiteti Bujqësor të Kamzës. Tre shtetasve i është bërë pritë nga atentatorët pasi dolën nga kazinoja. Makina që ka qëlluar mbi tre shtetasit është larguar në drejtim të Fushë - Krujës.

Forca të shumta të policisë së Tiranës kanë shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe kanë filluar hetimet përkatëse. Personat e qëlluar janë Flamur Toska, Fatjon Biberaj, dhe Ramiz Bashuka. Tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak ku njëri prej tyre, Flamur Toska ka humbur jetën.

Fatjon Biberaj është në gjendje të rëndë ndërsa i plagosuri tjetër Ramiz Bashuka ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Ramiz Bashuka është një efektiv i policisë së burgjeve. Sipas burimeve të policisë autorë janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip Golf 4 me ngjyrë të zezë. Nga hetimet e bluve të Tiranës rezulton se arma e përdorur është e tipit pistoletë, mbi tre shtetasit është qëlluar nëntë herë.



b.m/shqiptarja.com