Kanoset avokati në Memaliaj, 41-vjeçari i del para dhe qëllon me armë në ajër! Vihet në pranga

Kanoset avokati në Memaliaj, 41-vjeçari i del para dhe qëllon me armë në ajër! Vihet në pranga

Avokat Andrea Zotaj

MEMALIAJ- Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër, është kanosur në orët e mbrëmjes se djeshme, 28 mars. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj, teksa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me autoveturën e tyre.

Fatos Lamaj, 36 vjeç, nga fshati Ane Vjosë në Memaliaj, u ka dalë para dhe i ka kanosur pas një sherri për motive të dobëta, sipas njoftimit të policisë. Ai ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas ka fshehur armën në një zonë të pyllëzuar. Lamaj është arrestuar nga Policia, ndërsa arma bashkë me fishekë është sekuestruar nga policia.

Avokati Lamaj pretendon se kanosja ka ndodhur për shkak të detyrës. Autori ishte ndaluar nga policia dy ditë para ngjarjes, sipas avokatit, për shkak të një sherri që ai ka pasur me të afërmin e tij për çështje pronësie. Pasi ka qëndruar 1 natë në paraburgim, sipas avokatit, ai ka dalë dhe e ka kanosur, pasi ka Lamaj ka mbrojtur palën kundërshtare të 41-vjeçarit që qëlloi në ajër.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?