Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30 mu në qendër të Shëngjinit, ku dy persona, të identifikuar si Florjan Dushku 28 vjeç dhe Samet Bercaj 19 vjeç, banues në Shëngjin, kanë mbetur të plagosur.

Dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri dy personat të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.

Militani i LSI që u plagos edhe ditën e zgjedhjeve
Florjan Dushku i plagosur ditën e sotme, ka qenë i përshirë edhe në një incident ditën e zgjedhjeve më 25 qershor, ku mbeti sërishi plagosur. Për ngjarjen policia shpalli në kërkim tre persona: Samuel Ndokën, Damian Ndokën dhe Gentian Markun.

Në ndihmë të Policisë së Lezhë kanë shkuar edhe dy grupe te FNSh-së (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë së Shkodrës) për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

florjan
   (Florjan Dushku që u plagos nga atentati ditën e sotme)

Lajmet minutë pas minuti

Ora 19:57 Njoftimi i plotë i polisë
Lezhë

Informacion paraprak

Me datë 22.10.2017, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të qytetit, , nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç ,banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut.

Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Ora 19:33:Në ndihmë të policisë FNSH.
Dy grupe të Forcave të  Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër i janë bashkuar në ndihmë policisë së Lezhës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ora:19:30:Dy personat janë qëlluar duke ecur në trotuar nga një makinë
Mësohet se të plagosurit kanë qenë të pa armatosur duke ecur në trotuar kur janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë e cila më pas është larguar me shpejtësi  

Ora 19:22: Florian Dushku militant i LSI i plagosur ditën e zgjedhjeve
Florjan Dushku ka qenë i përshirë edhe në një incident ditën e zgjedhjeve më 25 qershor, ku mbeti sërishi plagosur. Për ngjarjen policia shpalli në kërkim tre persona: Samuel Ndokën, Damian Ndokën dhe Gentian Markun.

Ora 19:18: Dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri
Sipas informacioneve të para dyshohet se mes dy persoanve ka pasur shkëmbime zjarri

Ora 19:15: Identifikohen të plagosurit
Mësohet se dy personat e plagosur janë Florian Dushku 28 vjeç dhe Samet Bercaj 19 vjeç

Ora 19:10: Njëri nga të plagosurit në gjendje të rëndë, transportohet drejt Spitalit Të Traumës në Tiranë.

Ora 19:07: Dy persona të plagosur
Raportohet se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dy persona identiteti i të cilëve nuk dihet ende

Ora 19:00: Një person i plagosur

Ora 18:55: Policia në vendngjarje

Ora 18:53: Regjistrohen të shtëna me armë zjarri në qendër të Shëngjinit

plagosja ne shengjin
[gallery]24363[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com