TIRANE- Një oficer roje i Burgut 313 është vrarë mëngjesin e sotëm pranë Unazës së Re. Nga të dhënat e para mësohet se viktima Ymer Hajdari, oficer i burgut 313, është qëlluar me armë zjarri rreth orës 07:05 pranë banesës së tij. Viktima ka qenë duke dalë me makinë nga rrugica ku banonte për në rrugën kryesore kur një person ende i panjohur ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
VRASJA
Ka qenë ora 07: 05 minuta kur viktima Ymer Hajdari ka dalë nga banesa për të marrë turnin e rojes në burgun 313. Nga të dhënat e para hetimore dyshohet viktima ka qenë duke dalë me makinë nga rrugica ku banonte për në rrugën kryesore kur autori, ende i paidentifikuar, i ka dalë para makinës dhe ka qëlluar. Shenjat e tre plumbave ndodhen në xhamin e përparmë të makinës, tip SEAT me targa AA 762AD. Policia ka sekuestruar makinën, ndërsa viktima është dërguar në morg për tiu nënshtruar autopsisë.
PISTAT E HGETIMIT
Një vrasje e ndodhur një vit më parë nga nipi i viktimës, është pista kryesore e hetimit e policisë. Nipi i Ymer Hajdarit ka vrarë një person në qytetin e Burrelit. Nipi i Hajdarit ndodhet në burgun e Lezhës. Policia nuk përjashton dhe pistën e hetimit të një lidhjeje të mundshme me detyrën e tij si oficer roje në burgun 313. janë sekuestruar te gjitha pamjet filmike te kamerave te sigurisë se lokaleve dhe bankave qe ndodhen fare pranë vendit te ngjarjes te cilët mendohet se kane fiksuar momentin e ekzekutimit.
Në një prononcim për shtyp të orës 12:00 Policia dha detaje të vrasjes së ndodhur sot në mëngjes. Një grup i posacëm hetimor po merret me procedurat e shoqërimit të dëshmitarëve si dhe të veprimeve të posaçme hetimore ndërkohë që vrasja “dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrje”- bëri të ditur zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini. Po punohet për të zbardhur detaje të tjera rreth vrasjes. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për veprën penale “të vrasjes me paramendim”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com