Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po e mban Ilir Metën të izoluar për shkak të fuqisë së tij elektorale. I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Blushi dha detaje nga takimi i sotëm me Metën duke shtuar se mungesa e tij në politikë ndihet dhe se izolimi i tij është i qëllimshëm.

“Është një nga faktorët kryesorë të politikës shqiptare. Mungesa e tij aktive ndihet. Ky ishte qëllimi i rrëmbimit dhe izolimit të tij ekstrem, përkundër raporteve të Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit. Afatet e paraburgimit janë pezulluar në mënyrë kriminale nga Edi Rama për t’ia zgjatur izolimin politik, duke ditur fuqinë elektorale të një lideri politik që, pavarësisht persekutimit, ka një peshë dhe fuqi elektorale të pamohueshme. Sigurisht që ndihet mungesa e tij. Ky ishte qëllimi, për ta izoluar politikisht. Me akuza më monstruoze nuk ka faktuar as edhe një kundërvajtje administrative. Unë sot u takova me Metën. Është në gjendje të shkëlqyer fizike e shëndetësore. Është i azhurnuar me zhvillimet politike dhe mezi pret të dalë në ring”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet vendore 2027, Blushi kërkon kandidat të përbashkët të opozitës për Tiranën: Të gjithë të bëjnë një hap pas! Nuk është koha për ego personale (VIDEO)