Plan për të vrarë Albin Kurtin, Kryeministria e  Kosovës e konfirmon: Po! Ja kush do të ishte atentatori

Plan për të vrarë Albin Kurtin, Kryeministria e  Kosovës e konfirmon: Po! Ja kush do të ishte atentatori

Albin Kurti

Në vitin 2021 është parandaluar një tentativë për të vrarë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Lajmi është konfirmuar nga Kryeministria e Kosovës pasi fillimisht disa lajme qarkulluan në media. Ka qenë Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ajo e cila ka zbuluar planin për të vrarë Kurtin dhe dy persona të tjerë në Kosovë, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet. I dyshuari kryesor ka qenë një shqiptar nga Shqipëria, Prek Kodra.

Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar sot për Gazetën Express se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Sipas njoftimit institucionet e sigurisë në Kosovë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në përgjigjen e qeverisë së Kosovë.

Kujtojmë se në dokumentin epublikuar sot thuhet se sipas Policisë Shqiptare, Prek Kodra ishte person me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muaj dhe qëllimi destabilizimi i Kosovës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Snuk shume: 19/09/2022 18:33

    A pika qe su bie.Me 2 arme gjahu do vrasi ktyeministrin ky tipi.Ata qe bejne ate pune kane arsenal te cdo lloj arme jo po i gjeten 2 thika buke te mprehta.sikur sme duket shume bindes si lajm apo te gjithe e bejne nga nje atentat vet per tu viktimizuar ne popull per vota si Putin.Zelenski.Albini etj.

    Përgjigju
  • Fatmiri: 19/09/2022 16:19

    Ngryset dita e bjen terri, tan armiqt heu i kap tmerri

    Përgjigju
    • Fatmiri: 19/09/2022 20:40

      Asht kanga e Tahir Mehes mor shok Un jam me Albin Kurtin Nuk e ke kuptu fare qa kam desh me than

    • Fatjoni: 19/09/2022 18:38

      U zbardh terri u gdhi dita,armiku u zhduk si drita. Ja kane fut vrap qemoti,se Albini doli i zoti.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar