Burime brenda Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se tema e takimit që ka zgjatur për rreth 1 orë kanë qenë rastet e fundit kriminale, kryesisht atentatet me tritol, dy prej të cilëvekanë pasur si objektiv familjen e ministrit Tahiri.
Pas ngjarjeve kriminale, ku një sasi tritoli u vendos në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm dhe një tjetër sasi u gjet pranë banesës së tyre në kryeqytet, krerët e diplomacive ndërkombëtare reaguan duke dënuar ashpër këto akte. Ambasadorët kërkuan zbardhjen e ngjarjeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. BE-SHBA-OSBE dënojnë atentatet, mbështetje për Tahirin
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)