Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar lidhur me atentatin që ndodhi sot pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë pas Gilmando Dani krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë, Muçi Shaljani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi thotë se në Shqipëri krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe godet ku të dojë dhe kur të dojë.
‘Atentati mafioz pranë aeroportit “Nënë Tereza” është një tjetër dëshmi tronditëse se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli. Ai godet kur të dojë, ku të dojë dhe si të dojë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve të pafajshëm. Kur armët e krimit flasin edhe pranë një institucioni të sigurisë së lartë kombëtare, aty ku masat parandaluese duhet të jenë më të larta, nuk bëhet më fjalë për një ngjarje të zakonshme kriminale, por për një alarm kombëtar.
Ky është rezultati i drejtpërdrejtë i filozofisë së Qeverisë "pa krim nuk ka zhvillim", që në vend që ta luftojë krimin, e ka bërë pjesë të pandarë të pushtetit, ku edhe drejtësia është bërë palë me 251 drejtues dhe anëtarë bandash që i kanë lënë të lirë. Sot, siguria e jetës nuk ekziston, sepse krimi nuk luftohet nga shteti, por e ka zëvendësuar atë', shkruan ai.
Ndërkohë, një reagim ka ardhur edhe nga ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Salianji shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit. Sipas tij, ngjarja sot në Rinas është alarmante, pasi kjo zonë duhet të ishte me siguri maksimale.
‘Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan! Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit.
Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po. Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina.
Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk është i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!', shkruan ai.
Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë kur ranë pre e një atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit. Të dy po udhëtonin me një mjet luksoz Benz, i bardhë, kur u qëlluan me breshëri plumbash sapo u larguan nga aeroporti. Dani i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i cili ishte edhe objektiv i atentatit, mbeti i vdekur në vend. Ndërsa miku i tij, Shaljani i cili prej 3 mujash shërbente si agjent i AMP-së, po drejtonte mjetin dhe ka marrë plumba në kokë. Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Komente













Hur är det möjligt att en agent som arbetat i 3 månader har råd med en Mercedes benz för nästan 100 000 Euro?
PërgjigjuNuk thua shyqyr o salianj qe vrasin njeri-tjetrin bandat.....koken hengshin....
PërgjigjuKujdes edhe ti Salian mos të eleminojnë edhe tya bandat e Berishës?
Përgjigju