Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka mbyllur çdo rrugë ligjore që çon zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, para drejtësisë si e barabartë, dhe se zgjidhja e vetme që mbetet. sipas tij, mbetet revolta qytetare.

"Rama rrugën ligjore e ka mbyllur. Rama e ekzekutoi i pari Gjykatën Kushtetuese me një korrupsion të paimagjinueshëm. Zgjidhja e vetme është qytetari shqiptar me revoltën e tij. Qytetari ka të drejtë, në ligj, në Kushtetutë dhe në moral, të ndërmarrë çdo hap, të përdorë çdo mjet për largimin e kësaj bande nga pushteti. Është faktuar se kjo bandë nuk ka asnjë legjitimitet",- tha Berisha.

Në lidhje me protestën e paralajmëruar për 22 dhjetor, Berisha deklaroi se qytetarët do të shprehin revoltën e tyre dhe do t’i japin ultimatum kryeministrit që të largohet.

“Edi Rama duhet të largohet. Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të gjejë paqen që meriton”, tha ai.

Duke komentuar përplasjet e ndodhura gjatë protestës së organizuar nga Adriatik Lapaj, Berisha theksoi se e ka mbështetur publikisht atë protestë dhe e ka përgëzuar Lapajn për angazhimin e tij. Ai sqaroi se Lapaj përfaqëson një parti politike dhe protestën e mbështet te subjekti i tij, ndërsa nënvizoi se Partia Demokratike ka nisur protesta të fuqishme javore para Kryeministrisë dhe në Parlament.

"Unë e kam mbështetur publikisht jo një, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e mbështet te partia e tij. PD ka nisur protestën e saj të fuqishme javore para Kryeministrisë dhe në Parlament. Më 22 dhjetor, qytetarët dhe aleatët e PD-së do të jenë në shesh.

Berisha bëri të ditur se më 22 dhjetor qytetarët, simpatizantët dhe aleatët e PD-së do të jenë në shesh, duke shtuar se Lapaj ka qenë i ftuar të marrë pjesë në protestën e opozitës, por ai e ka të programuar protestën për partinë e tij.

"Zoti Lapaj është ftuar të jetë në protestën tonë; madje, po të donte, mund edhe të fliste, por ai e ka të programuar protestën për partinë e tij",- tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
E propozoi vetë për Avokat të Popullit, tallja e Berishës me shqiptarët: E patë si Shabani përfundoi në gjirin e Ramës

1766229901_saliberisha.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi edhe sot për zgjedhjen e Endri Shabanit nga Kuvendi si Avokat të Popullit, me 85 vota deputetësh socialistë, por i propozuar si kandidaturë me firmat e 35 deputetëve demokratë.

"Ne kemi ftuar të gjitha partitë. Ka një problem. Opozitë dhe pseudoopozitë. E patë ku përfundoi Shabani, në gjirin e Ramës, pretendonte se ishte opozitë. Përshëndes zotin Lapaj, jemi të hapur ndaj partisë së tij dhe zotit Shehaj. Por krahasimi që bëjnë mes PD dhe PS, mes Ramës dhe Berishës, dëshmon se janë në një pozicion opozitë e opozitës. Se të krahasosh udhëheqjen e PD me të PS, në një farë mënyre i bën shërbim asaj partie. Kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat",- tha Berisha.

Ora 13:19
Berisha: Protestat nuk do të jenë simbolike, do të vazhdojnë deri në rrëzimin e Ramës

 

Kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha, ka deklaruar se protestat e ardhshme kundër kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga ajo e 22 dhjetorit,nuk do të jenë thjesht simbolike apo dyorëshe, por të forta dhe të qëndrueshme, deri në largimin e tij nga pushteti. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale.

"Berisha: Unë ju mirëkuptoj ju por dhe ju më mirëkuptoni mua. Historia dhe eksperiencë kemi. Në këtë start ne duhet të ndihemi më të fuqishëm dhe të motivuar se kurrë sepse Edi Rama qëndron mbi farsën elektorale, zgjedhjet e 11 majit i ka fituar opozita. Kemi të drejtë të marrim cdo masë kundër tij për ta nxjerrë nga pushteti, Ai pushtet qëndron mbi farsën dhe jo votën. Ne jemi në diktaturë, Në kavajë në mars ’90 grupet antikomuniste 2 ditë çliruan kavajën, me motivin ja të vdesim ja të rrojmë për liri, o sot o kurrë. Ne dimë si luftohen diktaturat dhe ne do i përvishemi diktaturave. Ne japim sinjalin e parë më 22 për të vijuar deri në rrëzimin e tij. Të gjithë ata që janë të betuar për të larguar, duhet të përgatiten për protesta të qëndrueshme të gjata. Protestat më tha një qytetar në kavajë duhet ti bëjmë me batanije në shpinë",- tha Berisha.