Atentati, autori piu kafe dhe
qëlloi pas urdhërit me telefon

Atentati, autori piu kafe dhe<br />qëlloi pas urdhërit me telefon
Njeriu që hapi zjarr dy herë me kallashnikov mbi automjetin tip “Golf 5”, ku udhëtonte Florenc Çapja dhe miku i tij Bledar Muça, ka qëndruar në kafene në pritje për të marrë urdhërin nga dikush tjetër për të qëlluar. Mes 20 personave që janë shoqëruar nga policia e Elbasanit, janë dhe disa klientë dhe kamarieri i lokalit ku autori i krimit kishte qëndruar i vetëm.

Kamarieri i lokalit, i cili i kishte shërbyer dhe kishte parë në pjesën ballore autorin, ka dhënë një përshkrim të hollësishëm në polici mbi karakteristikat e këtij personi, por ka deklaruar se nuk e njihte dhe se nuk e kishte parë ndonjëherë këtë person. Edhe pasi është njohur me pamjet filmike të sekuestruara nga policia, sërisht kamarieri ka treguar se nuk e njihte. Kamarieri ka shtuar se personi ka qëndruar në karriget e jashme të lokalit dhe se prej andej nga qëlluar. Të njëjtën version me të, kanë deklaruar dhe disa prej klientëve të lokalit të cilët thanë se kishin vënë re praninë e këtij personi, por jo ta fiksonin atë.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë