Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka mbeten në burg dhe për prokurorinë e krimeve të rënda janë dy personat e dyshuar për atentatin me snajper në burgun e Vaqarrit, atentat i cili la të plagosur kosovarin Lili Dulaj por objektiv për eleminim ishte Gazmir Daci.
Kolaveri dhe Ceka kërkuan nga apeli i krimeve të rënda të lirohen me argumentin se s’kanë asnjë lidhje me atentatin në burgun e Vaqarrit, ndërsa Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të arrestit me burg duke argumentuar konfliktin për gjakmarrje që Kolaveri ka me Dacin.
Gazmir Daci ndodhet i burgosur pasi në 2015 ka vrarë Valmir Kolaverin dhe plagosur Robert Kolaverin, vëllezër të të dyshuarit Ergys Kolaveri.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com