Atentati i dështuar në Elbasan, policia zbardh detajet: Autorët fshehën makinat prej presionit policor! Fotot e armëve që u sekuestruan

Atentati i dështuar në Elbasan, policia zbardh detajet: Autorët fshehën makinat prej presionit policor! Fotot e armëve që u sekuestruan

 

Policia e Elbasanit ka zbuluar të dhënat të tjera rreth atentatit të dështuar në Elbasan.

Njoftimi i plotë

Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Inteligjenca”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Në vijim të operacionit, Policia kap dhe vë në pranga 2 shtetasit që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e parandaluar nga Policia.   

Në nisje të operacionit, një ditë më parë, Policia gjeti dhe sekuestroi 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet, që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e këtij krimi.     

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një ngjarje të mundshme kriminale, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Inteligjenca". 

Në kuadër të operacionit u ngritën pika të shumta kontrolli dhe u ushtrua kontroll në ambiente të ndryshme të cilat dyshohej se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale.

Pas kontrollit në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, shërbimet e Policisë gjetën një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Gjithashtu, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.  

Personat e dyshuar, për shkak të presionit policor në terren, fshehën automjetin me të cilin qarkullonin, armët e zjarrit, bidonat me benzinë dhe mjete të tjera me të cilat do të kryenin krimin. 

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të operacionit policor “Inteligjenca”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:    

A. S., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje";    

A. P., 44 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".  

Për hetimin e thelluar të këtij rasti është duke punuar një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët më të mirë të hetimit të krimit të DVP Elbasan,  specialistët e Drejtorisë për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore,  nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Lajmi kryesor:

Erion Alibej urdhër nga qelia për ekzekutimin e ‘Otit të Elbasanit’, armët në 'X6' ishin të grupit të tij! Policia gjen çelësin e mjetit në çantën e kunatit, Arben Spahiu tentoi të zhdukë provat


Ora 11:25
Atentati i dështuar në Elbasan, policia zbardh detajet: Autorët fshehën makinat prej presionit policor! Fotot e armëve që u sekuestruan
  • /r.k./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      17 Dhjetor, 08:53

      Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



    ×

    Lajmi i fundit

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel