Erion Alibej urdhër nga qelia për ekzekutimin e ‘Otit të Elbasanit’, armët në 'X6' ishin të grupit të tij! Policia gjen çelësin e mjetit në çantën e kunatit, Arben Spahiu tentoi të zhdukë provat

ELBASAN Armët që policia zbuloi të dielën brenda makinës BMW X6 të braktisur pranë shtëpisë së të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, dyshohet se do të shkrepeshin ndaj Elton Kikës, rivalit të tij kryesor në konflikte të vazhdueshme për trafikun e narkotikëve. Porosia dyshohet se u dha nga qelia, por hetuesit nuk kanë ende asnjë provë që të akuzojnë zyrtarisht Alibejn, urdhërues të disa vrasjeve për të ndodhet në burg. Në duar, hetuesit kanë  çelësin e makinës me armë të gjendur brenda një çantë të hedhur në kosh mbeturinash pranë banesave të familjarë të Alibejt, bashkë me dy dokumente identifikimi false me emra grek por me foton e kunatit të Erion Alibej, Arben Spahiu.

53-vjeçari u arrestua bashkë me mikun e tij Arsen Preçi 44 vjeç, që e ka shtëpinë vetëm 20 m larg Alibejve, dhe dyshohet se kishte armët, ndërsa Spahiu dyshohet se do bënte atentatin. Dyshohet se pasi makina e parkuar pranë zonës së ish-Konservimit, është gjetur nga policia, Arben Spahiu ka hequr cdo gjurmë të mundshme nga shtëpia duke i paraprirë kontrollit nga policia, dhe ka hedhur në kosh çantën ‘marsup’ brenda së cilës kishte dhe 1 pistoletë. Automjeti i armatosur deri në dhëmbë, rezulton të jetë vjedhur në 6 shkurt 2023 në Shkodër dhe ka qëndruar rreth 2 javë pranë banesës së Erjon Alibejt. Vetëm 20 metra më larg ndodhet edhe shtëpia e Arsen Preçit. Arben Spahiu, është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë në 2020-ën dhe Rigers Spahiut, i arrestuar në 2022 me arsenal armësh në Elbasan.

Elton Kila, 42 vjeç, i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit, të dielën po kthehej nga Tiranë për në Elbasan dhe në makinë kishte familjen me vete, gruan dhe fëmijët.  Më herët, ai i ka shpëtuar 4 atentateve mafioze. I parafundit ishte ai i 29 marsit 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili u nis ta vriste me urdhër të Suel Çelës, i njohur përfshirjen e tij në disa veprimtari kriminale, por Dumani, sot i penduar i drejtësisë, mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. Kila në tetor 2018 u arrestua si ‘kapo’ i trafikut të drogës ndërsa rezultonte pronar i një jahti luksoz dhe i 39 makinave të luksit, mes tyre edhe Ferrari që u sekuestruan, por fitoi lirinë vetëm 2 muaj më vonë. Ndërkohë, rivali i tij Erjon Alibej është arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, të cilën e zbërtheu Nuredin Dumani, për porositjen e të paktën 2 vrasjeve, të Emiljano Ramazanit e Regis Runajt. Erion Alibej dyshohet se ka gisht edhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i ekzekutuar brenda një lokali në Bradashesh në 2020-ën.

Mjeti tip BMW X6 që ishte i armatosur gjer në dhëmbë që ishte vjedhur 3 javë më parë në Shkodër, ka qëndruar për një kohë shumë pranë shtëpisë së Erjon Alibej, anëtarët e grupit të të cilit duket se ishin përgatitur për të goditur kundërshtarët e tij, mes tyre dhe Elton Kilën. Ndërkohë vetëm 20 metra larg ndodhej edhe shtëpia e Arsen Preçit, 44 vjeç. Ndërsa Arben Spahiu, 53 vjeç i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan.  

Spahiu akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndërsa miku i tij Preçi akuzohet për veprën penale "Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Atentati i djeshëm dështoi pasi dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën BMW X6 në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse. 

Si u zbulua makina BMW X6 gati për atentat
Një ditë më parë, forcat blu arritën të parandalonin një atentat mafioz përmes operacionit “Inteligjenca” pasi ngritën pika të shumta kontrolli në ambiente ku dyshohej se fshiheshin sende ose mjete që do të përdoreshin për ekzekutim.

Pas kontrollit në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, shërbimet e Policisë gjetën një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Gjithashtu, në afërsi të një koshi mbeturinash, gjetën dhe sekuestruan një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.  

Personat e dyshuar, Arben Spahiu dhe Arsen Preçi për shkak të presionit policor në terren, pranë shtëpisë së Erjon Alibejt (i arrestuar) fshehën automjetin me të cilin qarkullonin, armët e zjarrit, bidonat me benzinë dhe mjete të tjera me të cilat do të kryenin krimin. 

Kush është Oti i Elbasanit, shënjestra e atentatit
Elton (Kastriot) Kila, 43 vjeç, i cili ishte shënjestër e atentatit të dështuar ditën e djeshme, i ka shpëtuar 4 herë deri më tani ekzekutimeve mafioze. Njëri prej tyre ishte më 29 mars 2022, Nuredin Dumani i cili u nis për ta vrarë me urdhër të Suel Celës por mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua. Arsyeja ishte sepse Oti ‘strehonte dhe mbante me bukë’ Talo Çelën. Në tetor të vitit 2018 u arrestua si ‘kapo’ i trafikut të drogës ndërsa rezultonte pronar i një jahti luksoz dhe i 39 makinave të luksit, mes tyre edhe Ferrari që u sekuestruan. Dy muaj më pas, u lirua nga qelia dhe ndaj tij u vendos masa “detyrim paraqitje”.

Rivali i tij, Erjon Alibej është arrestuar në kuadër të operacionit plumbi i artë për porositjen e të paktën dy vrasjeve, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.  Po kështu Erion Alibej dyshohet se ka gisht në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i ekzekutuar në Bradashesh.

1676885970_arsenpreci.jpg

Dy të arrestuari Arben Spahiu dhe Arsen Preçi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:15
Detaje nga atentati i dështuar, ‘shënjestra’ po udhëtonte nga Tirana në makinë me fëmijët kur u gjet ‘BMW X6’ me 3 kallashnikov brenda

1676892562_Screenshot5.jpg

Elton Kila i njohur si ‘Oti i Elbasanit’ po udhëtonte me makinë nga Tirana kur u gjet makina ‘BMW X6’ me 3 kallashnikov brenda pranë shtëpisë së Erion Alibejt. Ai ishte bashkë me fëmijët ndërsa Arben Spahiu dhe Arsen Preçi përgatiteshin për atentatin ndaj tij.

Ora 12:21
BMW X6 që do përdorej për atentatin e dështuar në Elbasan ishte vjedhur 3 javë më parë në Shkodër

1676892560_Screenshot5.jpg

Automjeti tip BMW X6, brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikov që do të përdoreshin për një atentat që dështoi e rezulton e vjedhur më 6 shkurt në Shkodër.

Ora 11:21
Atentati i dështuar në Elbasan, policia zbardh detajet: Autorët fshehën makinat prej presionit policor! Fotot e armëve që u sekuestruan

 

Policia e Elbasanit ka zbuluar të dhënat të tjera rreth atentatit të dështuar në Elbasan.

Njoftimi i plotë

Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Inteligjenca”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Në vijim të operacionit, Policia kap dhe vë në pranga 2 shtetasit që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e parandaluar nga Policia.   

Në nisje të operacionit, një ditë më parë, Policia gjeti dhe sekuestroi 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet, që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e këtij krimi.     

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një ngjarje të mundshme kriminale, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Inteligjenca". 

Në kuadër të operacionit u ngritën pika të shumta kontrolli dhe u ushtrua kontroll në ambiente të ndryshme të cilat dyshohej se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale.

Pas kontrollit në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, shërbimet e Policisë gjetën një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Gjithashtu, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.  

Personat e dyshuar, për shkak të presionit policor në terren, fshehën automjetin me të cilin qarkullonin, armët e zjarrit, bidonat me benzinë dhe mjete të tjera me të cilat do të kryenin krimin. 

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të operacionit policor “Inteligjenca”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:    

A. S., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje";    

A. P., 44 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".  

Për hetimin e thelluar të këtij rasti është duke punuar një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët më të mirë të hetimit të krimit të DVP Elbasan,  specialistët e Drejtorisë për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore,  nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Ora 11:06
Jeta luksoze e ‘Otit të Elbasanit’ që e duan të vdekur, foto me shampanjë në jaht e makinë Ferrari! Në 2018 i sekuestruan pasuri 70 milionë lekë

 

Elton ‘Kastriot’ Kila, i njohur si Oti i Elbasanit që e duan të vdekur bandat në Elbasan bën një jetë luksoze. Ai rezultonte pronar i një jahti luksoz ndërsa nuk kursente fotografitë me shampanjë e mjete luksi, mes tyre edhe Ferrari.

Në vitin 2018 u vu në pranga pasi ishte i kërkuar për trafik droge në Itali. Po në këtë vit u vunë në sekuestro pasutritë e tij me vlerë 71 milionë lekë të reja.

Pasuritë e sekuestruara ishin: një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2; njësi Shërbimi 400 m2; tokë bujqësore 5200 m² dhe shoqëria tregtare “KILA TRANS” sh.p.k, të gjitha në Elbasan. 

Në muajin tetor 2018, i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Ora 10:55
Kush është Elton Kila, që i ka shpëtuar 4 atentateve! Suel Çela e kërkon të vdekur, urdhëroi edhe në 2022 Nuredin Dumanin ta ekzekutonte, por s'ia doli

1676886993_1653035964celaa.jpg

Një ditë më parë, ndaj Elton Kilës ishte organizuar një atentat, mirëpo ai rezultoi ud ështuar. Report Tv mëson se Kile ka qenë në shenjestër për t’u ekzekutuar edhe më herët. Ditën e 29 marsit 2022, kur mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua, Report Tv mëson se Nuredin Dumani ishte nisur për të vrarë Elton Kilën. Porosinë për vrasjen e Kilës, ia kishte dhënë Suel Çela.

Ora 10:50
Atentati i dështuar në Elbasan, burime: Shënjestër ishte 'Oti i Elbasanit', ndaj tij dështuan 4 herë ekzekutimet mafioze

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shënjestër e atentatit që dështoi dje ishte Elton Kila i njohur si ‘Oti i Elbasanit’. Është të paktën e katërta herë që dështojnë atentatet mafioze ndaj tij.

Ora 10:40
Kush është Arsen Preçi, i arrestuar për atentatin e dështuar në Elbasan! Shtëpia e tij, 20 metra larg vendit ku u gjet makina ‘e armatosur gjer në dhëmbë’

1676886238_arsenpreci2.jpg

Arsen Preçi u arrestua nga policia si i dyshuar për atentatin e dështuar në Elbasan. Shtëpia e tij ndodhej vetëm 20 metra larg vendit ku u gjet makina BMW X6, brenda së cilës u gjetën 3 kallashnikovë dhe 2 bidona benzine.

Ora 10:36
Del FOTO, kush është Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibejt i arrestuar për atentatin e dështuar në Elbasan

1676885826_spahiu.jpg

Ky është Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibejt, i arrestuar për atentatin e dështuar ditën e djeshme në Elbasan.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në zonën ku është gjetur makina BMW X6 me 3 kallashnikovë brenda ka shtëpinë edhe Arben Spahiu, vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan. 

Arben Spahiu jeton me gruan në të njëjtin pallat ku jeton edhe nëna, motra dhe gruaja e Erjon Alibejt. Arben Spahiu është i martuar me motrën e Erjon Alibejn.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grupi: 20/02/2023 16:31

    Pa sekuestruar cdo qindarke te krimit ne elbasan nuk ka qetesi. I sekuestruan Miliona ketij Otit, perse nuk e denuan per pastrim te produkteve te vepres penale???? Spahiut i kane sekuestruar cdogje? JO! Atehere mendjen do e kete te vrase derusa te vritet vete. Precit do i sekuestrini dhe breket dhe t'ja hidhni celesat ne det, apo do e lini me kete akuze leshi? Suel Celes, Sanxhaktarit, Kamer Mehes do i sekuestrini cdo qindarke te krimit? Po Redi Popeskut? Vritni ne aksion Talo Celen dhe disa kokra te tjere dhe shpeton Elbasani. Nje plan masash dhe plan operacional dhe ju eshte i gjithe populli mirenjihes. Boll me vrasje se terrorizuat njerezit.

    Përgjigju
  • Dori: 20/02/2023 15:49

    Nuk kuptoj pse ky shtet leshi kur nuk esht ne gjendje ti asgjesoj vet kto plera,nuk i le te han kokat e njeri tjetrit...po lerini ore te vrasin njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Oti: 20/02/2023 15:15

    50 e grabitur ne angli sdo lahet edhe 100 vite

    Përgjigju
    • O shoku: 20/02/2023 15:55

      Pse oti me grupin e darit esht qe i jan ven nga pas kta

  • Leksi: 20/02/2023 15:15

    Asht ngatrru ne shum vende ky oti edhe ne 50shen e grabitur ne angli

    Përgjigju
    • Gimi: 20/02/2023 15:19

      Na thoni pak më shumë, ça ka qenë kjo puma 50 në Angli? Si qëndron historia?

  • Kuriozi: 20/02/2023 14:46

    A ka ndonje elbasanlli te na tregoj pse duan ta heqin qafe ket otin ?? Gjith jan ven ne shpind per ta vrar ! Ai akoma rri ne elbasan

    Përgjigju
    • Tirane: 20/02/2023 17:18

      Rri se i pelqen bugacja e elbasanit nuk ban dot pa bugace

  • Kosto: 20/02/2023 13:24

    Përveç politikanëve, asnjë nga këto trima nuk do plaket, i duhen politikës kur ka zgjedhje, pastaj hajnë kokën e njëri tjetrit.

    Përgjigju
  • Soni: 20/02/2023 12:58

    Te bejne c'te duan, mjaft qe kane flamurin mbi makina, jane patriote te vertete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas