Në këtë moment, një person i paidentifikuar ende ka qëlluar shqiptarin Azemi, i cili është plagosur rëndë. Mediat vendase raportuan se shqiptari ishte i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa është rasti i dytë ku shqiptarët bien ‘viktima’ të atentateve mafioze. I pari ndodhi më 1 qershor të këtij viti, ku mbeti i vrarë shtetasi Ilir Hidri, po në Ekuador.
Hidri ishte me orgjinë nga Vora dhe dyshohet se është ekzekutuar për prishjen e pazareve të drogës. Sipas të dhënave Ilir Hidri dyshohet se është vrarë pasi prej disa kohësh ai ishte inflitruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri.
Sipas hetimeve paraprake rezulton se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do vinte në Evropë. Ky është rasti I dytë që një shqiptari që po qëndronte në Ekuador, I bëhet atentat. Të dy rastet ku janë të përfshirë shqiptarët dyshohet se kanë lidhje me trafikun e kokainës drejt Europës.
d.c./shqiptarja.com










