Një atentat mafioz ka tronditur vendin. Gilmando Dani, 39 vjeç, person i njohur për lidhjet me Emiljano Shullazin u vra në Rinas, prane aeroportit. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Muçi Shaljani, i njohur me nofkën Sheqeri. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës. Ata kanë ndaluar në fshatin Halil, ku kanë djegur automjetin që përdorën në atentat.
Report TV sjell pamjet nga vendi ku u gjet Toyota e djegur. Makina është djegur në një zonë të pyllëzuar, pranë përroit të Halilit. Ne pamje shihet tymi i saj.
Forca të shumta të policisë dhe të RENEA-s ndodhen aktualisht në terren, duke kontrolluar zonën për të lokalizuar autorët. Distanca mes Rinasit dhe Halilit është vetëm 14 kilometra, çka tregon se atentatorët kanë vepruar me saktësi dhe plan te qarte arratisje.
Lajmi kryesor:
Atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit, vritet me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit! Miku i plagosur agjent i Mbikëqyrjes Policore, drejtonte Benzin (VIDEO)










