TIRANË- E marta e 11 nëntorit do të shënonte fundin e një rruge mbi 16-vjeçare mes krimit, arrestimeve dhe burgosjeve për Gilmando Danin. Sot, 47-vjeçar, vetëm një vit pasi kishte lënë burgun, i dënuar si një prej  njerëzve më të afërt në bandën e Emiljano Shullazit, Dani u qëllua me breshëri plumbash dhe humbi jetën në vend në rrethrrotullimin pranë Aeroportit. Vetëm 25 minuta më herët avioni i tij kishte prekur pistën e Rinasit pas fluturimit nga Barcelona, që rezultoi edhe udhëtimi i tij i fundit.

Së bashku me të nga Barcelona u kthye edhe Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili ishte në drejtim të Benzit luksoz të bardhë, kur nga breshëria e kallashnikovëve mori disa plumba në kokë dhe po lufton për jetën në spitalin e Traumës, në intubim. Shaljani prej 3 muajsh kryente detyrën e agjentit të Mbikëqyrjes Policore, ndërsa prej kohësh mbante pozicione të tjera në administratën shtetërore.

Dinamika e atentatit

Ata kishin ikur në Barcelonë më datë 7 nëntor dhe mbërritën në Rinas sot, 11 nëntor, në orën 13:55. Kanë marrë mjetin që e kishin parkuar në parkimin e Rinasit dhe janë nisur drejt destinacionit të tyre. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas, rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin e Rinasit, pak metra larg aeroportit, një zonë ku ka një trafik të dendur dhe qarkullimi i mjeteve është shumë i ngadaltë. Një rrethanë që duket se ka ndihmuar vrasësit, për të shënjestruar objektivin e tyre.

Autorët kanë qenë me një mjet Toyota me targa greke dhe e kanë pritur para aeroportit. Në momentin që Dani dhe miku i tij janë larguar nga Rinasi, autorët i kanë ndjekur dhe siç mëson Report Tv dy makinat kanë ecur paralel me njëra-tjetrën. Kur janë afruar pranë rrethit të Rinasit, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në anën e pasagjerit ku ndodhej Dani. Autorët e donin danin të vdekur me çdo kusht dhe u siguruan që të vdiste. Pasi qëlluan drejt makinës, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe i afrohet Benzit duke qëlluar disa herë me pistoletë. 

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës. Ata kanë ndaluar në fshatin Halil, ku kanë djegur automjetin që përdorën në atentat, në një zonë të pyllëzuar, pranë përroit të Halilit. Distanca mes Rinasit dhe Halilit është vetëm 14 kilometra, çka tregon se atentatorët kanë vepruar me saktësi dhe plan të qartë arratisje. Brenda mjetit të djegur janë gjetur 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë që dyshohet se janë përdorur në atentat. Mjeti i djegur është gjetur në të njëjtin vend nga ku është qëlluar në drejtim të hotelit të Edmond Vogës.

Pamjet që siguroi Report Tv nga vendi i ngjarjes tregojnë se mjeti është bërë shoshë nga plumbat, të cilat kanë depërtuar deri tek xhamat e hotelit aty pranë. Efektivët e policisë arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. Në pamje dallohet se shoferi Shaljani nuk lëviz, por është duke marrë frymë me vështirësi. Ndërsa viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit, me kokën poshtë. Makina me të cilën po lëviznin Dani dhe agjenti i AMP-së rezulton në pronësi të Elvis Kosovës, i njohur edhe si Visi i Garave, një person i njohur për blutë, të cilit më 24 korrik i vendosën tritol në garazh

Forca të shumta të policisë rrethuan Fushë-Krujën me shpresën e gjurmëve të vrasësve, ndërsa në Tiranë hetimi kryesor lidhet me të shkuarën e viktimave. Dyshimi i parë lidhet për një përplasje mes eksponentëve të krimit të organizuar, i cili për atentate zgjedh edhe aeroportin e sigurisë së lartë, ironikisht vetëm disa orë pasi në Kuvend ministrja e Brendshme tha se Shqipëria është një vend i sigurt.

Kush ishte Gilmando Dani?

E shkuara kriminale është pikërisht pista e hetimit për atentatin mafioz që i mori jetën Danit. I njohur si krahu i djathtë i Shullazit, Dani ka një histori të gjatë me ngjarjet kriminale që prej vitit 2006 kur u shpall në kërkim për armëmbajtje pa leje. Gilmando Dani i ka shpëtuar dy atentateve, një në vitin 2011 dhe një tjetër në vitin 2015, kur ishte në shoqërinë e vetë Shullazit. Në tetor 2024 ai është liruar nga burgu pas një vendimi gjykate për liri me kusht për shkak se kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit prej 12 vite burg për “Gjobëvënie”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:28
Ndryshimi drastik i Gilmando Danit pas daljes nga burgu

1762900209_800087b53f904ea083233503a83c94c2e8b6.jpg

Gilmando Dani, 47 vjeç, ka mbetur i vdekur pasditen e kësaj të marte në një atentat mafioz. Një ndër njerëzit e cilësuar si eksponentët më të lartë të krimit në kryeqytetin e Shqipërisë, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit - grupi që deri një dekadë më parë ishte kthyer në tmerrin e bizneseve të Tiranës - u ekzekutua sapo shkeli tokën shqiptare.

Kur të gjithë e dinin në burg ose e kishin harruar emrin e tij, për shkak se Gilmando Dani kishte zgjedhur të mbante një profil gati inekzistent, vrasës profesionistë e pritën në Rinas dhe e ekzekutuan në një prej zonave që duhet të konsiderohej më e sigurta në Shqipëri.

Pas daljes nga burg në tetor 2024 dhe shlyerjes së dënimit 12 vjeçar për shantazh e gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja, Gilmando Dani kishte pësuar një ndryshim drastik në pamje.

Djali i gjatë dhe i imët që mediat e kishin fiksuar disa herë në gjyqin e grupit Shullazi krah Emiljanos, nuk njihej.

Dukshëm më i shëndetshëm dhe më flokët e rënë, 47 vjeçari kishte marrë drejtimin e grupit dhe paralelisht po përpiqej të ndërtonte një jetë të re.

Ora 19:21
Pamje të rënda nga atentati në Rinas/ Viktima dhe i plagosuri brenda makinës pak çaste pas masakrës

Këto janë pamjet e rënda pak çaste pak atentatit të ndodhur mesditën e saj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit. Sikurse duket në pamje, viktima Gilmando Dani dhe i plagosuri Muçi Shaljani ndodhen në automjetin tip “Benz”.

Ndaj automjetit të tyre qëlluan persona të paidentifikuar ende me një mjet tip “Toyota Yaris” e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë.

Ora 18:56
Pas afro 5 orësh nga atentati në Rinas, policia zhvendos me karotrec makinën ku ndodheshin viktima dhe i plagosuri

 

Pas afro 5 orësh nga atentati afër Aeroportit të Rinasit, policia ka larguar me karotrec nga vendngjarja makinën luksoze me të cilën lëviznin Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë, dhe Muçi Shaljani, i cili u plagos rëndë dhe që aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia bëri me dije se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20 të ditës së sotme.

Ora 18:26
U përdor nga autorët gjatë atentatit në Rinas, FOTOJA e makinës së djegur në Krujë

1762881222_fushekruje.jpg

Report Tv ka siguruar foton e makinës tip "Toyota" që u dogj në Krujë, pasi u përdor në atentatin e sotëm në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Muçi Shaljani. 

Ora 17:25
U plagos në atentatin e Rinasit, Muçi Shaljani 14 vite më parë përplasej me Sajmir Tahirin: E kujt i ha...se je deputet

1762878523_gazeta.jpg

42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 është bërë protagonist në një ngjarje kur së bashku më vëllanë është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri.

Gjithçka ndodhi 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës.

28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar në atë kohë në një intërvistë për Shqiptarja.com se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të vinte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani.

Fillimisht Sajmit Tahiri i është prezantuar 28 vjeçarit Sheqeri se ai ishte deputet ndërsa përgjigja ishte, "e kujt i ha.. se ti je deputet".

Ora 16:53
Vrasja në Rinas/ Reagon policia e Krujës, gjenden 4 armë zjarri brenda automjetit të djegur

1762881222_fushekruje.jpg

Në reagimin zyrtar të Policisë së Krujës është bërë me dije se brenda në automjetin  e djegur në fshatin Halil, janë gjetur 4 armë zjarri, të dyshuara se janë përdorur në atentatin e Rinasit ditën e sotme.

“Krujë

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. 

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. 

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Ora 16:51
DETAJET e atentatit në Rinas/ Autorët u siguruan që Dani të vdiste, pas breshërisë nga mjeti, njëri zbriti dhe qëlloi disa herë në drejtim të Benzit

Report Tv zbulon detaje të tjera nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij Muçi Shaljani Sheqeri. Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se autorët e kanë pritur para aeroportit, dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën.

Aty nga makina autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti Benz ec për disa metra dhe ndalon nga të shtënat.

Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Më pas, kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë Krujës.

Ora 16:40
Vrasja në Rinas/ Autorët dogjën automjetin në një përrua në Fushë Krujë, i njëjti vend nga u qëllua drejt hotelit të Edmond Vogës

1762875645_fushkruje.jpg

Automjeti i autorëve të atentatit në Rinas, automjet tip Toyota me targa greke, është gjetur i djegur në një përrua pranë aksit Fushë Krujë mes fshatrave Halil dhe Zallë. Vendi ku është gjetur automjeti i djegur nuk ka rrugë, por kalohet vetëm me këmbë pasi është shteg vetëm për këmbësorë dhe bagëti, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Është po i njëjti vend që përdorën autorët për të qëlluar në drejtim të hotelit ë pronësi të Edmond Vogës disa kohë më parë. Sakaq, Fushë Kruja është blinduar nga forca të shumta policie, ndërsa e paqartë është fakti sesi autorët kanë arritur të pashqëtësuar të vijnë nga Rinasi drejt Fushë Krujës dhe të kalojnë pranë Komisariatit të Krujës, që ndodhet në afërsi të vendit ku u gjet automjeti i djegur.

Ora 16:28
Atentati pranë aeroportit të Rinasit, Policia e Lezhës ngre postoblloqe në disa akse kryesore për kapjen e autorëve

 

Atentati i ndodhur ndaj Gilman Dodanit afër aeroportit të Rinasit ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Lezhës.

Strukturat e rendit në këtë qark kanë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore rrugore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.

Burime nga policia bëjnë me dije se po verifikohet çdo automjet i dyshimtë që qarkullon në zonë, ndërsa janë përfshirë edhe shërbime të forcave operacionale.

Ora 16:21
U plagos në atentatin në Rinas, Report Tv siguron foton e Muçi Shaljani (Sheqeri), prej 3 muajsh shërbente si agjent i AMP

1762874295_mucishaljani.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Muçi Shaljani Sheqeri 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur ditën e sotme në afërsi të Aeroportit të Rinasit.

Muçi Shaljani aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën ndërsa është qëlluar dhe në kokë. Muçi Shaljani më parë ka qenë punonjës në shtet, ndërsa prej 3 muajsh ishte i punësuar si agjent i AMP-së.

Shaljani ishte kthyer ditën e sotme nga Barcelona së bashku me viktimën Gilmando Danin, pasagjer në automjet.

 

Ora 15:32
Atentati pranë aeroportit të Rinasit, plumbat kapën edhe xhamat e hotelit! Report Tv sjell pamjet

Report Tv ka siguruar të tjera pamje nga atentati pranë aeroportit të Rinasit. Plumbat kanë kapur edhe xhamat tek hoteli aty pranë, siç shihet edhe në këto pamje.

Ora 15:27
U ekzekutua në atentatin mafioz, krahu i djathtë i Shullazit erdhi sot nga Barcelona! Autorët e zunë në pritë pak pasi u largua nga aeroporti

1762871122_atentatirinas.jpg

Gilmando Dani u vra sapo mbërriti në Shqipëri. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se ai sapo kishte mbërritur në vendin tonë nga Barcelona përmes aeroportit të Rinasit. Aty e ka pritur i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri) I plagosuri, i cili do ta shoqëronte me makinë.

Pak metra pasi janë larguar nga aeroporti, autorët i kanë zënë në pritë duke qëlluar me breshëri plumbash.

Ora 15:21
Report Tv zbulon identitetin e të plagosurit në Rinas, shofer në automjetin e Elvis Kosovës

1762869468_HJMMJ.jpg

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se Muçi Shaljani alias Sheqeri është personi që ka mbetur i plagosur rëndë sot në atentatin e ndodhur në afërsi të aeroportit të Rinasit. Muçi Shaljani ka qenë shofer në automjetin tip Benz, ndërsa është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Automjeti me të cilin po udhëtonte Shaljani dhe viktima Gilmando Dani, është me targa AB 099UO, në pronësi të Elvis Kosovës, të cilit disa muaj më parë i është vendosur një tritol në garazhin në Tiranë.

Ora 15:16
Atentati pranë aeroportit të Rinasit, reagon policia: Kemi ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve

 

Policia reagon për atentatin pranë aeroportit të Rinasit

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.  

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.   
 
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ora 15:16
Atentati me 1 të vrarë dhe 1 të plagosur në Rinas, atentatorët djegin makinën në fshatin Halil të Krujës (VIDEO)

Një atentat mafioz ka tronditur vendin. Gilmando Dani, 39 vjeç, person i njohur për lidhjet me Emiljano Shullazin u vra në Rinas, prane aeroportit. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Muçi Shaljani, i njohur me nofkën Sheqeri. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës. Ata kanë ndaluar në fshatin Halil, ku kanë djegur automjetin që përdorën në atentat.

Report TV sjell pamjet nga vendi ku u gjet Toyota e djegur. Makina është djegur në një zonë të pyllëzuar, pranë përroit të Halilit. Ne pamje shihet tymi i saj.

Forca të shumta të policisë dhe të RENEA-s ndodhen aktualisht në terren, duke kontrolluar zonën për të lokalizuar autorët. Distanca mes Rinasit dhe Halilit është vetëm 14 kilometra, çka tregon se atentatorët kanë vepruar me saktësi dhe plan te qarte arratisje.

Ora 15:07
Si ndodhi atentati pranë aeroportit të Rinasit! Autorët me ‘Toyota’ me targa greke qëlluan me breshëri plumbash drejt Benzit luksoz

1762870384_makinameplumba.jpg

Mjeti luksoz ku udhëtonte Gilmando Dani

Gilmando Dani ishte duke udhëtuar me një mjet luksoz ngjyrë të bardhë bashkë me një person tjetër kur ranë pre e një atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit. Autorët ishin me një mjet Toyota me targa greke dhe më pas janë larguar në drejtim të Fushë Krujës. I janë afruar Benzit nga ana e pasagjerit, ku ndodhej Dani dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash. Ai humbi jetën, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dyshohet se ka marrë plumba në kokë.

Ora 14:58
Atentati në Rinas, Report Tv siguron fotot e viktimës brenda mjetit luksoz! Benzi në pronësi të Elvis Kosovës

1762869468_HJMMJ.jpg

Viktima Dani brenda makinës

Në këtë foto të siguruar nga Report Tv, shihet viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ai ishte pasagjer në këtë mjet luksoz, Benz ngjyrë i bardhë, kur autorët qëlluan me breshëri plumbash. 

Automjeti me targa AB 099UO, në pronësi të Elvis Kosovës, të cilit disa muaj më parë i është vendosur një tritol në garazhin në Tiranë.

Miku i tij shofer, Muçi Shaljani allias Sheqeri ka marrë plumba në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Makina ku udhëtonte Dani
Ora 14:50
U vra në atentat, kush është Gilmando Dani dhe çfarë e lidh me Emiljano Shullazin?! I shpëtoi dy atentateve në vitin 2011 dhe 2015! Si prishi mitingun e PS-së në 2011

Viktimë e atentatit të ndodhur sot pranë Aeroportit të Rinasit është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjetër është Muçi Shaljani (Sheqeri). Makina luksoze, ndaj të cilit u qëllua me breshëri plumbash është në pronësi të Elvis Kosovës, emër i njohur për autoritetet.

47-vjeçari Gilmando Dani, një personazh i njohur si mik i ngushtë i Emiljano Shullazit, ka një histori të gjatë të lidhur me ngjarje kriminale, që nga viti 2006.  Ndaj tij rëndon një dënim me 12 vite burg për gjobëvënie, i dënuar në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi. I gjithë grupi i Shullazit u dënua me 55 vite burg në vitin 2018, ndërsa arrestimi ishte bërë i mundur në vitin 2016.

Në tetor 2024 ai është liruar nga burgu pas një vendimi gjykate për liri me kusht për shkak se kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit prej 12 vite burg për “Gjobëvënie”.
Gilmando Dani i ka shpëtuar dy atentateve, një në vitin 2011 dhe një tjetër në vitin 2015, kur ishte në shoqërinë e vetë Shullazit. 

Duke qenë gjithnjë “nën hundën” e policisë, Dani është arrestuar shpesh për vepra penale. Më 23 prill 2011, gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale atë kohë, Gilmando Dani u shoqërua në Policinë e Tiranës pasi ndodhej në vendin e ngjarjes ku Emiljano Shullazi pengoi një miting të Partisë Socialiste në Njësinë Bashkiake Nr. 7 në kryeqytet. Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, kërkoi ndërhyrjen e policisë, e cila ndaloi Shullazin dhe shoqëroi Gilmando Danin. 

Në nëntor të 2011 Gilmandi Dani dhe Emiljano Shullazi arrestohet për armëmbajtje pa leje. Në makinë është gjetur vetëm një pistoletë, ndërkohë që policia arrestoi dy persona, si Danin dhe Shullazin. Pas kësaj, Dani ka marrë autorësinë e pistoletës dhe se në gjykatë, Shullazi ka marrë pafajësi.

Sipas informacioneve precedenti i parë zyrtar i Gilmando Danit daton më 11 shkurt 2006, kur ai ra në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për shkak të dënimit në mungesë të dhënë ndaj tij me një vit burg për armëmbajtje pa leje dhe “kanosje në bashkëpunim”.  Arrestimi ndodhi nga forcat speciale të policisë, RENEA, të cilat, bashkë me Gilmando Danin vunë në pranga edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe D. Hate.

Ora 14:45
Atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, Report Tv siguron pamjet! Policia thyen xhamin e 'Benzit' luksoz për t'i dhënë ndihmën të plagosurit, viktima brenda në automjet

 

Një atentat raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në afëri të aeroportit të Rinasit. Report Tv ka siguruar pamje nga personat e qëlluar brenda në automjetin luksoz tip Benz me targë AB 099UO. Në video shihet sesi policia thyen xhamin e automjetit me qëllim për t’i dhënë ndihmën e parë personave të qëlluar. Deri më tani raportohet se një person ka mbetur i plagosur dhe një tjetër i vdekur.

Ora 14:44
 Atentati pranë aeroportit të Rinasit, autorët largohen drejt Fushë-Krujës

1762509206_policiaetiranes.jpg

Autorët e atentatit pranë aeroporti të Rinasit mësohet se janë larguar drejt Fushë Krujës.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 12/11/2025 07:36

    Nderhyrja e policise per te thyer xhamin shume profesinale.

    Përgjigju
  • Iris: 12/11/2025 03:23

    Rendesi kane rezultatet e luftes te stilit Mao Ce Dung (sepse ai fillonte fushata e nisma te ngjashme) te ministres Kociu kunder monopatinave,se sa per keta,keta jane kontigjent krimesh te renda,heret a vone statistike burgjesh o varresh perfundojne.Shpresoj te mos kete konciduar ne vendin e vrasjes ndonje turist i huaj duke ardhur,apo ikur,sepse nuk ka miseardhje a mirupafshim me te keqe qe mund te marre,se sa per shqipot,u eshte trashur lekura me keto lloj lajmesh.

    Përgjigju
  • Çela: 12/11/2025 01:23

    Akoma vazhdon lufta per ate gjoben para 10 vjetesh...

    Përgjigju
    • Eri hysa: 12/11/2025 11:44

      Shum te fort grupi pojes. Ato ja sollen fundin ketyre sa per ato te domjes do beheshin nga 100 vjeca ..

    • Port side: 12/11/2025 08:24

      Nuk vazhdon me per ceshtje gjobe vazhdon per eleminimin deri ne qelizen e fundit te tumorit, kjo eshte radio terapia . Perndryshe rishfaqet dhe te merr jeten !

  • Orendreqesi: 12/11/2025 00:32

    Keta te Shullazit sikur i paten vene gjobe edhe Kastratit, nje here vaktit. Bota rrotullohet. Kastratet behen zoter shtepie edhe te aeroportit. Ne “shtepine” e tyre, ushtari gjobevenes ekzekutohet… Viktima tjeter me plot dy mbiemra(Shaljani/Sheqeri) thjesht shperqendron vemendjen…

    Përgjigju
  • Alb: 11/11/2025 22:38

    Kjo ashte demokracika

    Përgjigju
  • piro USa: 11/11/2025 22:01

    ky ven ka mbaru le qe sbehet por ka mbet e do mbese per kriminelet batakcijet hajdutet mashtruesit politikane qe mbajne mbas vetes pislleqet e vendit

    Përgjigju
  • Policia: 11/11/2025 22:00

    Nje kriminel qe mbikqyr policine!!!! VETEM KETE DUHET TE LEXOJ DREJTORI I POLICISE DHE MINISTRIA

    Përgjigju
  • luli: 11/11/2025 20:59

    Mbeturinat e ard veliut . Ca tha ministrja sot ? Ska me vrasje

    Përgjigju
  • Jim: 11/11/2025 19:25

    Si ka mundesi qe merren ne pune plehra dhe funderina ! A kane pergjegjsi ata qe bejne punesime te tilla , po ata qe hedhin firmen deri te drejtori i pergjitshem i policise?

    Përgjigju
    • Qytetari: 11/11/2025 21:59

      Vetem ti e ke menduar ndrysh nga te tjeret por edhe un mendimin tend kisha... Nje kriminel qe mbikqyr policine!!!! VETEM KETE DUHET TE LEXOJ DREJTORI I POLICISE DHE MINISTRIA.

  • Lokj: 11/11/2025 19:22

    Po mire ja paskan bere. 10 here ta kishin rivrare mire do qe. Per hajer edhe shullo me pas.

    Përgjigju
  • Erald: 11/11/2025 18:47

    Te AMP punojne kriminelat, studentet e shkelqyer ropaten per nje vend pune, duket qe e ka fituar postin me merite ka kryer testim provim dhe ka fituar.

    Përgjigju
  • jimi: 11/11/2025 18:37

    NJE hale me pak nga shqiperia....,,bravo qeverise qe e liroi.....

    Përgjigju
    • Eri: 11/11/2025 21:29

      Nuk liron qeveria, gjykatat e korruptuara.

  • koli: 11/11/2025 18:34

    HAJDE..HAJDE...RADHA....HOPA......

    Përgjigju
  • Alb: 11/11/2025 18:25

    Ky qenka fut ne pune ne kohe fushate tjeret presin me diploma me shkoll te lart dyerve ste punso njeri se duhet Dap.

    Përgjigju
  • emigranti (kriminel): 11/11/2025 18:00

    Policia e Rames eshte me ne ...

    Përgjigju
  • Dritan: 11/11/2025 17:32

    Kete muçin, Policia do ta shperblej si te Ren ne krye te dentyres. Koçiu do e shpernleje. Koçiu, qe harroi diten e dasmes, se kishte pi mall bashke me burrin, dhe I lane dasmoret so lo... duke prit

    Përgjigju
  • toni: 11/11/2025 16:49

    KUSHe liroi nga burgu...ky ishte ne burg....

    Përgjigju
  • ilir: 11/11/2025 16:47

    KESHTU DO PERFUNDONI SI QEN NEPER GERNETA MOR NDYRESIRA.....KRIMINELE ....

    Përgjigju
  • vini: 11/11/2025 16:32

    cuni halles se rigers sheqerit.

    Përgjigju
    • Visi: 11/11/2025 18:37

      Ky rigersi a është ai qe furnizon me mall Skënderbeun e spidhopalit??

  • Vani: 11/11/2025 15:25

    Ministrja urgjent doreheqjen sot

    Përgjigju
  • tini: 11/11/2025 15:18

    Kur ishte i vogel, katil e shume problematik ka qene. Ja, u rrit, u be ganster, hajdut, kriminel dhe vrases. Sot, mori denimin jo nga drejtesia, por nga ish ortaket dhe kriminelet shoke qe i ka ne mbare Shqiperine. Nje gje te vjen keq, imazhi i aeroportit te Tiranes, qe u be skene krimi ne syte e shume pasagjereve. Koçiu duhet te dali ne rruge dhe ta leje pak zyren dhe kompjuterin. Gangot udhetojne me veture te blinduara qe kushtojen disa mijera dollare. Ku dhe me çfare u blene? Znj Ministr, levizni pak.

    Përgjigju
    • Bravo: 11/11/2025 16:41

      Seriozisht ke shpresa tw Kociu, kaq poshte kemi rënë si komb?

    • poli: 11/11/2025 16:36

      tamam e ke thene trimat si ky te gjithe ne varreza i pafsha

  • 313: 11/11/2025 15:03

    Hasmeri me gjith shqiperin ky del rrugve si i bukur.

    Përgjigju
    • arturi: 11/11/2025 15:27

      doli po su kthy

  • baca: 11/11/2025 15:02

    Edhe te mendosh qe eshte ke aeroporti, qe duhet te jete zone e ruajtur, jo per gje po eshte fytyra e shqiperise, atij investimit miliona dollare qe pret ata 300 milione turistet ne vit. Jo per gje po mire qe kane vra talon me shoke se me kete polici do ishin duke bo vjedhjen e rinasit part 3. Memoria e shkurter eshte halli me i madh i ketij kombi. Ta gezojme edhe ca shekuj

    Përgjigju
  • Enrik: 11/11/2025 15:02

    Keta te shkretet I sherbyen PS dhe ja rezultati.Ngushellime familjes!

    Përgjigju
    • Ps-ja: 11/11/2025 21:04

      O gari ky esht arrestu se beri rremuje te fushata e vasilikes se ps

  • Piloti: 11/11/2025 14:53

    Altin Lame financoi daljen e Mandit nga burgu per ta vrare.

    Përgjigju
    • Beni: 11/11/2025 23:55

      Ai Kuriozi do ket fillu pune te BKH me aq informacione sa ka mbledh

    • Kurriozi ku o?: 11/11/2025 21:37

      Prisja komentin e njëfarë kurriozi pas komentit tënd “kush është ky Mandi, mbahet ndonjë çik si gangster?

  • Shqipëria: 11/11/2025 14:47

    Si tha ministrja sot? Koçiu and friends...

    Përgjigju
    • Mono: 11/11/2025 15:20

      Fiks ate mendova. Gjynah e ngushellime familjes. Ministra e skuterave elektrik tha qe Albanistani eshte vend me i sigurt.

    • CITIZEN: 11/11/2025 15:01

      Fiks, lene m, gjynah ky qe humbi jeten pa policia eshte kot, vjen pasi ka ndodh ngjarja..

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?