Atentati me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, PS: Të zbardhet urgjentisht! Akuzat e Hilës e Berishës kriminale

Atentati me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, PS: Të zbardhet urgjentisht! Akuzat e Hilës e Berishës kriminale

1678789244_3354812715461322909555187130483345784474170n.jpg

Drejtuesja politike e qarkut të Shkodrës për Partinë Socialiste Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës Benard Ndreca.

Në një reagim në rrjetet sociale Spiropali kërkon që të organet ligjzbatuese të zbardhin menjëherë këtë akt kriminal. Spiropali shpreh keqardhjen edhe për reagimin e Zef Hilës e të Sali Berishës, ku thotë se nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur.

‘I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës.

Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat.

Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qera te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur.

Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore.

Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrëvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll. E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve.’- shkruan Spiropali.


Lajmi kryesor:

REAGIMET/ Atentati me tritol ndaj Benard Ndrecës, Begaj: E dënoj! PS: Të zbardhet urgjentisht! Berisha: Rama nisi fushatën me shpërthim


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj