REAGIMET/ Atentati me tritol ndaj Benard Ndrecës, Begaj: E dënoj! PS: Të zbardhet urgjentisht! Berisha: Rama nisi fushatën me shpërthim

Pas atentatit me tritol në mjetin e kreu të “Rithemelimit”, Benard Ndoci Presidenti Bajram Begaj ka dënuar aktin e rëndë. Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të vendosin përpara ligjit dy personat përgjegjës.

‘Mësova me shqetësim  mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës.’- tha Begaj.

Edhe mazhoranca e ka dënuar aktin, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin njëherësh edhe drejtuese politike e qarkut Shkodër, Elisa Spiropali e cila ka bërë thirrje që ngjarja të zbardhet urgjentisht. Spiropali iu përgjigj edhe akuzave të çiftit Berisha-Meta të cilët akuzuan Ramën për këtë ngjarje, duke i cilësuar shprehur keqardhje për retorikën e tyre.

Çfti Meta-Berisha e sheh këtë sulm ndaj Ndrecës, (i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht), si një sulm që vjen nga kryeministri. Berisha, Meta dhe kandidati i tyre Zef Hila janë shprehur se ky sulm vjen për shkaqe politike. Nga ana tjetër, Meta e konsideron akti terrorist, akt cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.

Edhe kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia edhe kandidatja e PD-së zyrtare për Vaun e Dejës të cilët e kanë dënuar aktin. 

Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të marte kreu i Rithemelimit për Vaun e Dejës, Benard Ndreca i ka shpëtuar një atentati me tritol i cili ishte montuar në mjetin e tij tip 'Audi'. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit, në minutat e para kur Ngreca i dha makinës. Shpërthimi ishte i fuqishëm, por duke qenë se lënda plasëse në momentin e shpërthimit kishte rënë në tokë dhe nuk shpërtheu nga vendi ku ishte montuar, Ndreca ja doli të shpëtojë pa dëme. 

Fatmirësisht nga atentati pati vetëm dëme materiale. Report Tv siguroi edhe pamjet nga momenti i shpërthimit, por edhe nga montimi i lëndës plasëse në mjet, ku dy persona të maskuar vendosën 1 orë pas mesnatës një sasi tritoli. Autorët ende nuk janë identifikuar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:16
Atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Topalli: Fushata u çel me tritol! Nuk ka lidhje me Bernardin si person, por me kreun e PD

1678907487_topalli.JPG

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar për atentatin me tritol në makinën e Bernard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës. Nëpërmjet një reagimi në facebook, Topalli shkruan se shpërthimi i ndodhur, është një sulm ndaj çdo qytetari ndërsa tha se atentati është edhe paralajmërim për kreun e PD jo thjesht sulm ndaj Bernard Ndrecës.

“Fushata është çelur me tritol! Benardi është një djalë shumë i mirë. Familja e tij ka respektin e zonës. Tritoli i vendosur nën makinën e tij është një akt kriminal. Natyrisht nuk ka lidhje me Benardin, si person, por me Kryetarin e Pd !

Ai është një sulm kriminal kundra cdo qytetari. Benardi do e kujtoj këtë akt kriminal për gjithë jetën … por ajo që ka jetuar ditën e saj më të veshtire ka qenë nana e Benardit, që doli me përcjell djalin e pa të shpertheje makina ku ishte i biri.

Fjalet e saj:- “o e mjera unë”….më risillen në kokë herë pas here. Djalin e saj e shpëtoi vetëm Zoti sot. Por, kjo ditë shenon një dite te zezë në historinë politike të vendit tone. Si në Afganistan!”-shkruan Topalli.

Ora 15:26
Atentati ndaj Benard Ndrecës, reagon Bardhi: Akt kriminal! Zgjedhjet lokale morën goditje të rëndë

1680867840_WhatsAppImage20230407at13.15.54.jpeg

Deputeti i PD, Gazment Bardhi tha zgjedhjet vendore kanë marrë një goditje të rëndë pas atentatit të bërë ndaj Benard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës. Ai kërkoi që autoritetet të zbardhin rastin dhe të vendosin para drejtësisë autorët.

“Zgjedhjet lokale sot kanë marrë një goditje të rëndë.  Akti i sotëm kriminal në Vaun e Dejës ndaj Bernard Ndrecës është i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm.  Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, apelojmë që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin menjeherë rastin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autororët. Zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash, dhe kurrësesi luftë e intimidim me metoda kriminal”-shkruan Bardhi.

Ora 13:51
Atentati ndaj Benard Ndrecës, Bardh Spahia: Të tilla skenare vetëm i bëjnë demokratët më të fortë më 14 maj

1681209904_finalprojekt.00244618.Still037.jpg

Bardh Spahia ka reaguar për atentatin e bërë ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës.

‘Një akt shumë i rëndë kriminal, një ngjarje që na ka tronditur tej mase. Shpërthimi i tritolit në automjetin e kryetarit të PD Vau Dejës Bernard Ndreca, është një sulm që na bëhet të gjithëve.

I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje që ka porositës dhe ekzekutor. Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar, pasi askush nuk mund të ndalë vrullin e madh të ndryshimit. Të tilla skenare vetëm i bëjnë qytetarët dhe demokratët më të fortë dhe të vendosur në betejën e 14 Majit , që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur.’- shkruan Bardh Spahia.

 

Ora 13:47
Atentati ndaj Benard Ndrecës, kandidatja e PD-së për Vaun e Dejës: Uroj të jetë mirë më shëndet, organet kompetente të marrin masa

 

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë Vau Dejës Klomentina Drini ka reaguar pas ngjarjes se ndodhur mëngjesin e sotëm. Drini dënoi ashpër incidentin e rende teksa kërkoi zbardhen e plotë. Kjo nuk është demokracia qe duam tha nder te tjera kandidatja e PD-se, fushata duhet të jetë dinjitoze dhe pa cenuar apo terrorizuar banoret e Vau Dejesit.

‘Uroj të jetë mirë me shëndet. Mendoj që organet kompetente të marrin masat e duhura për këtë rast edhe pse nuk kam besim. Unë jam për qetësi për banorët e Vaut të Dejës. Jam e hapur, nëse duan të jenë pjesë e PD e kanë mundësinë të jenë. Secili ndjek drejtimin e tij, jam kundër kultit të individitit por i shoh që e kanë.’- tha ajo.

Apeli i saj shkoi për mbështetësit dhe kandidatet e çdo force politike qe te ruajnë qetësinë dhe te zhvillojnë një fushate qe ne thelb ka qytetarinë dhe shembullin pozitiv e demokratik

Ora 13:24
Atentati me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Meta: Akt terrorist i inskenuar nga regjimi

1681143489_Screenshot8.png

Edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu si aleati i tij Berisha, ka akuzuar Qeverinë për atentatin e ndodhur në Vaun e Dejës. Meta e konsideron akti terrorist, akt cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.

“Solidaritetin më të fuqishëm me Bernard Ndrecën, Kryetarin e PD në Bashkinë e Vaut të Dejës për aktin terrorist me të cilin u provokua sot së bashku me familjen e tij.  Një regjim i pashpresë për t'u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.

Asgjë nuk e ndal Opozitën e Bashkuar me të gjthë qytetarët e ndershëm për të ndëshkuar regjimin e bandave më 14 Maj!  Asgjë nuk e ndal Fitoren e Zef Hilës në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Fitoren 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës”, shkruan Meta.

Ora 13:18
Atentati ndaj Benard Ndrecës në Vaun e Dejës, Presidenti Begaj: E patolerueshme çdo akt dhunë ndaj aktivistëve politikë

1679912318_Screenshot23.jpg

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dënuar aktin e rëndë të ndodhur sot në Vaun e Dejës, teksa iu bë atentat me eksploziv kreut të degës së ‘Rithemelimit’ në këtë bashki, Benard Ndreca.

“Mësova me shqetësim  mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Benard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj cdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, thotë Begaj.

Ora 13:13
Atentati me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, PS: Të zbardhet urgjentisht! Akuzat e Hilës e Berishës kriminale

1678789244_3354812715461322909555187130483345784474170n.jpg

Drejtuesja politike e qarkut të Shkodrës për Partinë Socialiste Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës Benard Ndreca.

Në një reagim në rrjetet sociale Spiropali kërkon që të organet ligjzbatuese të zbardhin menjëherë këtë akt kriminal. Spiropali shpreh keqardhjen edhe për reagimin e Zef Hilës e të Sali Berishës, ku thotë se nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur.

‘I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës.

Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat.

Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qera te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur.

Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore.

Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrëvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll. E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve.’- shkruan Spiropali.

Ora 11:57
Berisha bën përgjegjës Ramën dhe Çuçin për atentatin ndaj Benard Ndrecës në Vaun e Dejës: Organizatorët të aktit

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes në Vaun e Dejës, ku kreut të degës Benard Ndrecës iu bë atentat me tritol. Berisha, në një dalje për mediat, bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Bledi Çuçi.

“Me këtë akt terrorist Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Kjo përbën krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij. Vau i dejës dhe mbarë Shqipëria janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjeve. Unë kam biseduar në telefon me Benardin, Zef Hilën dhe u shpreh atyre mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë. Dënoj këtë krim të shëmtuar, specialistët e tritolit janë në kontrollin qeveritar shtetëror. Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundi zgjodhën atë me ekstremen, por edhe me të dështuan. Duke dënuar këtë akt të narko-shtetit bëj përgjegjës Edi Ramën dhe ministrin e familjes Çuçi, pasi policia e Vau të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si seksion i PS. Me sjelljet e tyre militanteske, të gjitha dyshimet shkojnë se janë organizatorët e këtij akti. U bëj thirrje demokratëve të vazhdojmë këtë betejë se ky akt i sotëm është dëshmi e një përpëlitjeje të një organizate kriminale të kryesuar nga Rama që ka humbur çdo shpresë dhe nuk nguron as aktet më ekstreme për të terrorizuar", tha Berisha. 

Ora 11:48
Atentati ndaj Benard Ndrecës, Zef Hila thirrje Çuçit: Të zbardhet ngjarja! Bardeli: Duan të godasin frymën e demokratëve në Shkodër

 

Kandidati i Rithemelimit për bashkinë e Vaut të Dejës Zef Hila kakërkuar që të zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku ju hodh në erë makina kreut të kësaj dege, Benard Ndrecës. Në një prononcim për mediat, Hila u shpreh se ngjarja kriminale duhet të zbardhet sa më shpejt.

‘Ky është një akt kriminal. Gjej rastin ti bëj thirrje Çuçit që të marrin masa të menjëhershme që ky rast kriminal të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të arrestohen. Nuk i druhemi asnjë lloj akti pasi gjithë qytetarët janë të qartë në situata të tilla. Ky është një akt kriminal.’- tha Ndreca.

Ndërkohë deputetja Greta Bardeli tha se ky ishte një sulm ndaj frymës së demokratëve në Shkodër.

‘Kjo ngjarje zgjoi të gjithë banorët e Vaut të Dejës. Kjo ka vetëm një emër të atyre që kërkojnë të godasin frymën e demokratëve në Shkodër. OSBE-ODIHR të jetë në Shkodër, këto nuk janë aspak shenja të mira. I bëj thirrje të gjithë strukturave të policisë së shtetit të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Demokratët nuk frikësohen. Sot jemi më të bashkuar se kurrë.’- u shpreh Bardeli.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mafmut Gentjan Gazi Mersepe Çafaj: 11/04/2023 18:07

    O ju të mjerët e partis wc pd si nuk hiqni dor nga iskenimet. Se kuptoni ju që kshu jeni bër shum të pështir o jashqitje të kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Linda: 11/04/2023 16:40

    Filloj nga pislliqet Saliu dhe banditet e vet.Eshte njeriu me i keq ne bote.

    Përgjigju
  • Melgusha: 11/04/2023 16:31

    Ai tritol eshte vu nga Berish Tritoli se bashku me Bardhin djalin e spiun Alise dhe dru me pre Zef Hilen…. Atyne me ja u fit ne by*e.

    Përgjigju
  • Rot: 11/04/2023 15:12

    O Bardho quni spiunit!dyshoj mos e ka vendosur vet!por ti je nje nga ato qe i vute zjarrin para votimeve Shkolles Shejnaze Juka ti je ai qe di te djegesh.

    Përgjigju
  • asolingo: 11/04/2023 14:14

    Kjo ngjarje me kujton babalen tjeter (te "grushtit"qe hengri Berisha).I beni pak terheqese jo (ate e di dhe bufi).Babale do kemi deri diten e zgjedhjeve dhe i vetmi autor eshte njethundraku Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb