TIRANE- Biznesmeni i ndërtimit Xhemal Çela i cili humbi jetën në atentatin me tritol të telekomanduar do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Policia po merr në pyetje disa pronarë tokash, në të cilët po ndërtonte rishtaz biznesmeni 49- vjeçar në sektorin “Hekurudha” të Durrësit, ndërsa zyrtarët e policisë durrsake pranojnë se viktima s’kishte precedentë penalë.
Dy pallatet e tjera në në Golem dhe Plazh nuk i kishin sjellë probleme 49-vjeçarit, ndërsa i vetmi problem i dukshëm i tij ishte mosshlyerja e disa detyrimeve gjatë vitit 2012.
Konkurenca është pista tjetër e hetimeve, pasi në zonat përreth po ndërtohen pallate të tjera. Ndonjë sherr i vjetër i viktimës ose implikime të mundshme të tij në aktivitete të paligjshme, janë të tjera pista të hetimit, ku janë vënë në përgjim disa numra të dyshuarish.
ATENTATI
Më 23 janar 2014 rreth orës 10.30, Çela ka qenë vetëm në makinë, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi i automjetit të tij tip “Citroen C4” me targa AA759EY.
Biznesmeni zbriti nga makina sepse diçka e pengonte dhe menjëherë ndodhi shpërthimi. Makina ka ecur për 300 metra edhe pse ishte në flakë.
Në Durrës kanë shkuar nga Tirana edhe njësi speciale si ato xheniere, që analizuan ngjarjen dhe provat e gjetura, ndërsa po shikohen pamjet filmike te bizneseve pranë shtëpisë, ku ai parkonte makinën, ku mendohet se është vënë të paktën 300 gramë tritol e vendosur në Citroenin e Çelës, sipër gomës, teksa mekanizmi është i njëjtë: Autorët i kanë rënë ziles së telefonit që ishte lidhur me tritolin dhe mjeti ka shpërthyer, me skemën klasike të minës me telekomandë, ose siç njihet ndryshe me C4.

(Në foto: Biznesmeni Xhemal Çela dhe automjeti i tij në flakë pas shpërthimit me eksploziv)
BIZNESMENI NE KOMA
Vetëm një natë mundi t’i mbijetonte atentatit me tritol të telekomanduar biznesmeni i ndërtimit në Durrës, ndërsa policia ka shoqëruar mbi 20 persona.
I sjellë me urgjencë në një spital privat në Tiranë, me dëmtime të rënda në pjesët e poshtme të trupit, 49-vjeçari Xhemal Çela, ndërroi jetë dje në orën 14.00, ndërsa ndodhej në gjendje kome.
Të kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.com”, mjekë nga ky spital privat thanë se gjatë gjithë natës të së enjtes ai ka qenë në gjendje kome dhe ka pasur hemorragji të shumtë para se të sillej në spital. Shkaku i vdekjes ishin dëmtimet e rënda të organeve jetësore.
Redaksia Online
(sg/mm/.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com