BOSTON - E ëma e dy vëllezërve çeçene të dyshuar për kryerjen e shpërthimeve me bombë në maratonën e Boston-it tha se fëmijët e saj janë viktima të pafajshme të një komploti.

Ajo gjithashtu vuri në dyshim rolin e luajtur e FBI-së lidhur në këtë çështje.

Duke folur për kanalin televiziv rus Rt në një bisedë telefonike, Zubeidat Tsarnaeva tha “se jam njëqind për qind e sigurt se kjo është një grackë pasi dy fëmijët e mi janë të pafajshëm”.

Djali i saj i vogël 19 vjec u arrestua dje në një operacion madhor i policisë, ku u arratis gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në periferinë e Watertown-it ditën e enjte .

Ajo shpjegoi se djali i saj i madh i cili jetonte në SHBA, që prej vitit 2002 nuk fliste kurrë në lidhje me terrorizmin në shtëpi dhe se ka qenë në monitorim nga FBI-ja për disa vite.

Ndërkohë në një deklaratë nga FBI-ja thuhet se në vitin 2011 Tamerlan është marrë në pyetje për llogari të një shteti të huaj e cila rezulton një çështje e mbyllur tashmë.

Por të dy vëllezërit nuk kanë qenë konsideruar asnjëherë si militantë terroristë, vazhdohet në këtë deklaratë.

Të dy vëllezërit janë përgjegjës për bombat e shpërthyera në maratonën e Bostonit ditën e hënë ku humbën jetën 3 persona përfshirë një fëmijë dhe rreth 170 të tjerë mbetën të plagosur.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)