Atentati në Burgas, Interpol i
dërgon Tiranës foton e terroristit

TIRANE- Interpol bën publik foton e të dyshuarit për aktin terrorist të ndodhur ndaj turistëve izraelianë më 18 korrik në Burgas të Bullgarisë. Është policia Bullgare që i ka kërkuar të gjitha vendeve anëtare të Interpolit ku bën pjesë dhe Interpol Tirana, të bëjnë publik imazhin kompjuterik të ndërtuar për terroristin e dyshuar si përgjegjës për sulmin e ndodhur ndaj autobuzëve me turistë izraelitë.

Me kërkesë të policisë bullgare, INTERPOL ka publikuar në faqen zyrtare imazhin e terroristit të dyshuar, duke ju drejtuar kolegëve në botë dhe qytetarëve të ndihmojnë në indentifikimin e këtij personi.
terroristi
(Identikiti i të dyshuarit si atentatori i Burgasit)
Çdokush që ka informacion në lidhje me identitetin e këtij personi mund të kontaktoj dhe policinë shqiptare ose zyrën e Interpol Tirana.

Shpërthim i ndodhur më 18 Korrik kishte si objektiv autobusin e turistëve izraelitë, që po shkonin drejt aeroportit, Burgas në Bullgari e ku mbetën 8 të vdekur dhe 30 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas uljes së një avioni të ardhur nga Tel Avivi.

Autoritetet Bullgare do të konfirmonin shpërthimin e një eksplozivi të fuqishëm, që përfshiu tre autobusët, ku udhëtonin turistët që sapo kishin dalë nga aeroporti.

"Vendimi i Bullgarisë për të kërkuar informacion nga të gjitha vendet anëtare të Interpolit për të publikuar imazhin kompjuter të ndërtuar për terroristin e dyshuar tregon se ata vazhdojnë të bëjnë ç'është e mundur për të identifikuar personin përgjegjës për kryerjen e këtij sulmi vrasës," ka thënë në një pronocim për mediat sekretari i përgjithshëm i INTERPOL Ronald K. Noble .

atentatori ne burgas
(Atentatori në aeroportin e Burgasit, 18 korrik 2012)
"INTERPOL dhe të gjithë vendet anëtare do të vazhdojë të ofrojë çdo ndihmë për policinë bullgare, nëpërmjet lëshimit të njoftimeve, duke kryer kontrolle kundër bazave të të dhënave globale dhe për të siguruar se të gjitha kërkesat për informacion në lidhje me këtë hetim të trajtohen me prioritetin më të lartë , "ka shtuar shefi i Interpolit.

Menjëherë pas bombardimeve fatale, INTERPOL dërgoi në Bullgari një ekip të specializuar ndaj akteve terroriste. Ekipi i përbërë nga oficerë të sigurisë publike dhe njësisë së terrorizmit, për ti ardhur në ndihmë hetuesve dhe kolegëve të tyre bullgar.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë