TIRANE – Një konflikt pronësie dyshohet të jetë bërë shkak për përleshjen e armatosur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku mbeti i vrarë Artur Baze.
A1 Report sjell pamjet e lokalit ku ndodhi shkëmbimi i parë i zjarrit, e ku Baze i njohur edhe me emrin Arianit Sterio plagosi me pistoletë Pajtim Serjanin. Bëhet fjalë për lokalin “Vila 1928” në Rrugën e Kavajës, i cili ende nuk është hapur për qytetarët, ndërsa në momentin e sulmit me armë në të ndodheshin Serjani, Denis Ramani, Ditmir Reçi dhe efektivi i policisë Roland Meta, të katër këta, persona të shenjestruar për tu vrarë nga Artur Baze.

Ambienti i përleshjes është ende një skenë krimi në ruajtjen e policisë ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë përreth vendit të krimit dhe të vetë lokalit ende të pahapur.

Po ashtu, janë shoqëruar 10 persona në cilësinë e dëshmitarëve, mes tyre dy personat e pranishëm në lokal që i shpëtuan plumbave, Denis Ramani dhe Ditmir Reci.
I plagosur Pajtim Serjani, njihet si i afërt i Emiljanio Shullazit, një emër i njohur ky për drejtësinë shqiptare, i cili po mbrëmjen e së hënës ra pre e një atentati në Qafë-Kashar.

Shullazi bashkë me të plagosurin e dytë në këtë atentat. Mikun e tij Gilmando Dani, ndodhen nën ruajtjen e policisë pas mjekimit të marrë në Spitalin e Traumës. Aktualisht hetimet për të dy ngjarjet mbeten të hapur,a ndërsa dyshimet e grupit hetimor janë se ato lidhen me njëra tjetrën për shkak të provave të sekuestruara në dy skenat e krimit dhe njohjeve mes të përfshirëve.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO