VLORE - Policia po heton hakmarrjen si shkak të atentatit ndaj Ferdinand Llanajt, 39-vjeç, mëngjesin e sotëm në Vlorë. 39-vjeçari i plagosur mëngjesin e në atentatin me kallashnikov pranë rrugës "Transballkanike", është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen "Cole". Ndërsa në vitin 2011 është vrarë me armë zjarri në një atentat Baftjar Llanaj, babai i tyre, teksa udhëtonte me një automjet tip "Benz".
Ngjarja më e rëndë ku janë të skeduar Llanajt është masakra e prillit 2015 në Vlorë, ku në ambientet e një lokali u qëlluan për vdekje me armë zjarri kallashnikov tre persona. Një nga autorët e identifikuar të masakrës ishte pikërisht Aleksandër Llanaj i cili në këtë ngjarje mbeti i plagosur. Llanaj u dënua me 35 vite burg për krimin e kryer në bashkëpunim me Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe Albi Limaj. Viktimë e masakrës së “Coles” në 2015 mbetën Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Ky i fundit ishte bashkëpunëtor i Llanajt në atentatin ndaj Hasanajt dhe Velajt brenda në ambientet e bar-kafesë.
Ndërsa në 2011-ën është regjistruar një tjetër ngjarje e cila ka lidhje me Llanajt. Baftjar Llanaj, babai i Ferdinandit dhe Aleksandrit mbetet viktimë e një atentati teksa udhëtonte me një automjet tip "Mercedes Benz". Mjeti kishte të njëjtat targa, VL 63 68 C, me "Benzin" që u qëllua sot me breshëri automatiku ku udhëtonte Ferdinand Llanaj dhe Dritan Begaj. Llanaj e Xhaferri. Vrasja e Baftjar Llanajt nga policia u hetua për hakmarrje pasi vite më parë ky shtetas ishte i dyshuar për vrasjen e N.Xhaferrit, ndërsa vëllai i Llanajt kishte vrarë Sako Xhaferrin.

(Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinand Llanajt të cilit iu bë atentat sot në Vlorë)
/Shqiptarja.com