Policia ka mbajtur të fshehtë plagosjen e tetë vjetarit mëngjesin e sotëm në Vlorë, në atentatin me kallashnikov që iu bë Ferdinand Llanajt dhe Dritan Begës.
Në komunikatën e Policisë të shpërndarë për mediat, thuhet se janë vetëm dy të plagosur. Ndërsa i plagosuri i tretë, një fëmijë 8 vjeç, është konfirmuar vetëm nga burimet spitalore rreth një orë pas ngjarjes. 8-vjeçari është djali i Ferdinand Llanajt, djali i objektiviti të atentatit dhe ka qenë pikërisht në automjetin që u qëllua me breshëri automatiku.
Ndërkohë, policia njoftoi plagosjen e të miturit, vetëm pasi lajmi doli në media, duke raportuar se B.Ll., 8 vjeç, ka marrë plagë në krah, të shkaktuara nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Deklarata e policisë:
Në vijim të informacionit paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike,Vlorë ku prej të shtënave me armë zjarri mbetën dy shtetas të plagosur, njoftohmi se në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore edhe një fëmijë.
Konkretisht shtetasi B.Ll., 8 vjeç,(djali i shtetasit F.Ll), i cili prej të shtënave me armë zjarri ka marrë dëmtime në krahë, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur edhe një armë zjarri tip Pistoletë, ende e paidentifikuar se kujt i përket.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com