Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, ku 30-vjeçari Kristian Marku u ekzekutua teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij "Volkswagen", është gjetur edhe një makinë e djegur.
Report Tv ka siguruar pamjet nga makina që dyshohet e autorëve, pak metra më larg vendit ku ndodhi atentati.











