Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e plagosjes së 35-vjeçarit, Gjovalin Guri, një natë më parë në fshatin Grudë e Re të Shkodrës.
Guri u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ku mbeti i plagosjes. Pas të shtënave ai është transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policise
Identifikohen autorët e plagosjes së 35 vjeçarit.
Me datë 09.05.2018, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Gj. G. 35 vjeç, në afërsi të banesës së tij, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr mjekimin e nevojshëm, jashtë rreziku për jetën
Nga Policia Shkodrës vijojnë hetimet me intensitet, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, është bërë identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, nuk jepen të dhena të tjera për shkak të hetimeve
Materjalet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale te “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentativ dhe armbajtje pa leje” parashikuar nga neneve 78 – 22 , 278 i Kodit Penal.
Komente
