U përfshin në tentativën për të vrarë 31 vjecarin Mishel Prela njohur dhe si Mishel Manoku, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 5 të prangosurit e operacionit koduar “Pagesa”.

Ndër personat që duhet të qëndrojnë në burg janë porositësi i kësaj vrasje me 80 mijë euro Ervin Zallumi, Shkelzen Buci 34 vjec, Dibrani i cili ishte në rolin e vrasësit me pagesë dhe tre bashkëpunëtorët që lidhën Zallumin me Bucin përkatësisht Trim Hidri dhe Milklar dhe Emir Tola.

Para hetuesve Zallumi dhe të ndaluarit kanë mohuar përfshirjen në vrasjen në pagesë ndërsa provat që rëndojnë ndaj tyre janë pamjet filmike, mesazhet e komunikimit të koduara të gjetura në telefonat e të dyshuarve dhe një sasi parash që sipas bluve janë pjesë e pagesës prej 80 mijë euro.

Sipas hetimeve rezulton se vrasja është porositur që në Maj 2017 kohën në të cilën Prela doli nga burgu ku vuante një dënim ndërsa ai është ndjekur në lëvizjet e tij këto javë nga Buci, Tola dhe Hidri deri sa u vendos që të qëllohej ndaj tij mbrëmjen e së Enjtes më 20 Korrik.

[gallery]23205[/gallery]



Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com