SHKODËR- Një konflikt i ndodhur para dy vitesh, dyshohet se është shkak i atentatit ndaj Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër, i cili shpëtoi mrekullisht.

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar Tonato Fushën 20 vjeç si dhe Bajram Çerkojën 24-vjeç, të dy banues në Shkodër. Sipas policisë, rezulton se para 2 vitesh Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tonato Fusha, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur pas sherrit me 25-vjeçarin.

Tonato Fusha është djali i biznesmentit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës. Ndërkohë që edhe emri i autorit tjetër është i njohur për drejtësinë. Bajram Çerkoja, është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ndihmoi Berush Bregun, krahu i djathtë i Licve në Shkodër, i arrestuar tashmë, pasi dyshohej si autor i disa ngjarjeve të rënda kriminale.

Ato do të hetohen, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Albano Bruçi u qëllua mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 në lagjen ‘Rus’ në Shkodër. Ai ishte duke lëvizur me një makinë tip ‘Audi A3’, me targa ‘AB 199 BA, kur u qëllua me armë drejt tij, por fatmirësisht nuk e kapën plumbat. Burime pranë vendit të ngjarjes bënë me dije se më shumë se 20 gëzhoja pistolete janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Bruçi në Policinë e Shkodrës tha se nuk ka konflikte me askënd, ndonëse është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2016 është arrestuar pasi ka tentuar të kryejë një vrasje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:13
Në kërkim për atentatin ndaj Albano Bruçit në Shkodër, kush është 20-vjeçari, djali i biznesmenit dhe ish-trajnerit të Vllaznisë

1661623298_tonatofusha.jpg

Tonato Fusha

Tonato Fusha, 20-vjeç është shpallur në kërkim pasi dyshohet si një nga autorët që qëlloi në drejtim të 25-vjeçarit Albano Bruçi në Shkodër, mbrëmjen e 25 gushtit.

Tonato Fusha është djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës. Dyshohet se dy vite më parë mes tij dhe Albano Bruçit kanë pasur një konflikt, për motive të dobëta. Si pasojë e konfliktit, Albano Bruçi e ka lënë të plagosur të riun.

Ora 19:10
Atentati i dështuar ndaj Alban Bruçit, policia: Autorët ishin konfliktuar 2 vite më parë me 25- vjeçarin

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë në lagjen Rus në Shkodër, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të makinës së Alban Bruçit, i cili fatmirësisht nuk mbeti i lënduar. Policia ka shpallur në kërkim Tornato Fushën 20 vjeç si dhe Bajram Çerkojën 24-vjeç, të dy banues në Shkodrës. Sipas policisë, rezulton se para 2 vitesh Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tornato Fusha dhe ky dyshohet se është shkaku.

‘Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të  Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të pandërprerë hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve:

-T. F., 20 vjeç dhe B. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, shtetasi A. B. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. B.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.’- njofton policia.