Policia e Shtetit thotë se vijojnë intensivisht hetimet për atentatin e ndodhur në Balldren të Lezhës, ku mbetën të vrarë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar apo kapur.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi në konferencë për mediat se edhe mëngjesin e kësaj të enjteje janë kryer kontrolle në zonë nga Forcat Speciale RENEA.
“Policia që në momentet e para ka bërë një komunikim të drejtpërdrejtë menjëherë nga vendngjarja Hetimet kanë vijuar edhe sot në mëngjes kemi kryer disa kontrolle me forcat speciale RENEA, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve të dyshuar. Puna vazhdon intensivisht. Nuk është jashtë vëmendjes dhe jashtë harresës. ”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Nesër protesta e PD/ Hita: Leja vetëm para bulevardit, për çdo shkelje reagojmë në bazë të Kodit Penal











