Atentati ndaj Dash Gjokës hap
dosjet e vrasjeve të Shijakut

Atentati ndaj Dash Gjokës hap<br />dosjet e vrasjeve të Shijakut
Morel Kërtalli dhe Enkel Kërtalli janë dy vëllezërit që i bën atentat Dashamir Gjokës dy ditë më parë.

Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije për Report TV se të dy vëllezërit qëlluan në drejtim të makinës së blinduar me të cilën po udhëtonte Dashamir Gjoka dhe vajzat e tij.

Vëllai i atentatorëve u ekzekutua në 2013
Atentati duket se ka lidhje me vrasjen e Elvin Kërtallit në 26 gusht të 2013-së. Elvin Kërtalli është vëllai i Morel dhe Enkel Kërtallit, të cilët qëlluan me kallashnikov ndaj Dashamir Gjokas. Kanë qenë 3 persona
të cilët i bënë atentat Elvin Kërtallit në 2013-në, i cili ishte i shoqëruar nga shoku i tij Dorjan Zotaj që mbeti i plagosur dhe nga vëllai Enkel Kërtalli, por këtë të fundit nuk e kanë kapur plumbat.

Vrasjet në Zvicër dhe Itali në 1999- 2000
Atentati në 2013-në ndaj 37-vjeçarit Elvin Kërtalli dhe Dorian Zotaj sipas Policisë, u bë për hakmarrje.

Elvini dhe Dorjan Zotaj janë akuzuar si autorë të vrasjes së një kosovari në Zvicër në vitin 1999 si dhe për vrasjen e një të riu nga Shijaku në Torino në vitin 2000.

Për të dyja këto vrasje Elvin Kërtalli i cili u vra në vitin 2013 dhe Dorjan Zotaj që mbeti i plagosur, u lanë të lirë për mungesë provash.

Burime të Report TV nga Policia e Shtetit e lidhin edhe atentatin ndaj Dashamir Gjokës pikërisht me këto vrasje të ndodhura ndër vite dhe sipas grupit hetimor Enkel dhe Morel Kërtalli kanë tentuar të vrasin Dashamir Gjokën për hakmarrje, pasi dyshonin se atentatin ndaj vëllait të tyre e kishte porositur Dashamir Gjoka.

Gjithashtu një tjetër pistë sipas hetuesve është edhe konflikti mes dajave të vëllezërve Kërtalli dhe fisit të Dashamir Gjokës, të cilët prej vitesh janë në hasmëri.

Dy vëllezërit Kërtalli i kanë shpëtuar arrestimit të Policisë, ndërkohë që Dashamir Gjoka nuk ka pranuar të japë të dhëna për vrasjet që kanë ndodhur ndër vite dhe nëse ai ka lidhje me personat që janë vrarë në vitin 1999 dhe 2000 në Zvicër dhe Itali.

27 herë qëlluan Morel dhe Enkel Kërtalli ndaj makinës së Dashamir Gjokës, ku 15 plumba përfunduan në makinë, e cila ishte e blinduar dhe xhamat nuk u thyen.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja