OFL sekuestron fuoristradën e blinduar të biznesmenit Dashamir Gjoka

DURRES - Operacioni "Forca e Ligjit" ka sekuestruar fuoristradën e blinduar tip Jeep të Dashamir Gjokës. Burime nga policia për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, thanë se automjeti i blinduar ndodhet tashmë në drejtorinë e Policisë së Durrësit. Në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK ky vendim sekuestroje është marrë si masë emergjente me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas kërkesës së OFL-së.

Mësohet se biznesmeni Gjoka nuk ka kundërshtuar forcat e policisë, por i ka dorëzuar automjetin në pronësi të tij, Ai ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Rinasit, është ndaluar dhe është shoqëruar në drejtim të Policisë së Durrësit ku janë kryer procedurat, ndërsa vetë Gjoka, është lënë i lirë.

Më herët, më 5 shkurt, Operacioni "Forca e Ligjit", në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i kishte dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Dashamir Gjokës. Për sekuestrimin e ambienteve të tij tregtare, dhe bizneseve që ai zotëron do të duhet vendimi i Gjykatës, pas verifikimeve të dosjes që OFL dorëzon në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK.

Biznesmeni i njohur, i ka shpëtuar ligjit anti-mafia dhe mundi të rimarrë pas pasuritë e konfiskuara nga Gjykata për Krime të Rënda në vitin 2017.

Dashamir Gjoka, me banim në Durrës, rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.  Dashamir Gjoka u arrestua në vitin 2013 pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij pas procesit atje për trafikim të qenieve njerëzore. Por kjo kërkesë nuk u ekzekutua asnjëherë pasi gjyqësori shqiptar në të tre shkallët e tij e refuzoi ekstradimin dhe pse Prokuroria e Durrësit e lejoi atë.

Procedura nga formulari tek sekuestro

Pas plotësimit të formularit për pasuritë, përgjigjet e marra do t’i dërgohen Prokurorisë së Posaçme, SPAK, që do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.  Sapo të bëjë këtë vlerësim nëse ka dyshime të arsyeshme për pasuri me burime jo të ligjshme, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

"Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët", ka deklaruar më herët OFL. Kjo do të thotë se  personat e dyshuar për pasuri të ardhur nga krimi, por edhe familjarët e tyre që mund të kenë me letra prona të dyshimta, do të kenë barrën e provës për të faktuar para gjykatës se pasuritë e tyre i kanë me burime të justifikuara. Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

I shpëtoi anti-mafies! Anti-KÇK 'i vihet pas' për kompleksin në Shijak

Pasuria e Dashamir Gjokës është konfiskuar edhe më herët, në vitin 2017. Gjykata për Krime të Rënda në sajë të hetimit pasuror në zbatim të ligjit anti-mafia dhe një hetimi pasuror nga Prokuroria e Durrësit (në 2016-ën) për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, vendosi konfiskimin  me dyshimin se super-pasuritë e regjistruara në emër të Dashamir Gjokës dhe familjarëve të tij në një vlerë mbi 200 milionë lekë të reja, janë vënë nga aktiviteti kriminal në Itali, ku rezulton i dënuar me 7.5 vite burg. Ky vendim erdhi pas një procesi të gjatë, nisur prej vitit 2015 kur prokuroria kërkoi sekuestron e pasurive të tij, duke e detyruar Dashamir Gjokën të deklaronte burimin e pasurisë se tij dhe justifikimin e saj me fatura apo transaksione bankare. Por më tej, Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, një vendim të cilit prokuroria i bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Por me vendimin e Apelit, i cili është i formës së prerë, të gjitha supër-pasuritë e sekuestruara të biznesmenit nga Shijaku, u liruan.

Në kërkesën për konfiskim, prokuroria për Krime të Rënda në atë kohë, deklaronte se "gjatë fazës hetimore, i pandehuri dhe mbrojtja e tij paraqitën disa dokumente jo-zyrtarë, në bazë të të cilave justifikonin faktin se pasuritë ishin krijuar nga huamarrja prej personave të ndryshëm. Në asnjë rast, këto huamarrje nuk provohen me dokumentacion të rregullt ligjor, duke krijuar bindjen se ato janë fiktive, me qëllim mbulimin e të ardhurave të pajustifikuara”.  

Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të Dashamir Gjokës "nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave,fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij", shprehej prokuroria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:30
Makina blinduar i shpëtoi jetën Dashamir Gjokës në 2017

1581103948_2991562.jpg

Makina e blinduar i ka shpëtuar jetën Dashamir Gjokës gjatë një atentati me armë në 2017. Dashamir Gjokës i është bërë një atentat me armë nga dy vëllezër gjatë kohës që po lëvizte me makinën e tij të blinduar në Komunën Xhafzotaj. Një makinë tip 'Benz', ku udhëtonin dy vëllezërit, iu afrua makinës po 'Benz' të blinduar, ku udhëtonte Gjoka së bashku me vajzat, dhe hapi zjarrë me armë. Ndaj Gjokës u qëllua 25 herë dhe 15 plumba prekën makinën. Fakti që ajo ishte e blinduar i shpëtoi jetën Dashamir Gjokës, i cili e theksoi këtë edhe në dëshminë e tij në polici

Isha duke udhëtuar drejt Shijakut, kur kam dëgjuar plumbat që vinin nga një makinë paralel me mua. Unë dhe vajzat u tmerruam kur dëgjuam të shtënat. I dhashë gaz makinës për të mos më kapur më plumbat dhe jam drejtuar direkt për në komisariat. Nuk e di kush më ka bërë atentat. Fati i madh që shpëtuam, pasi makina ishte e blinduar”, - është shprehur Dashamir Gjoka në Polici.

Pas makinës së blinduar 'Benz' që i shpëtoi jetën nga atentati, Dashamir Gjoka mori një 'Jeep' të blinduar, që iu sekuestruar mbrëmjen e të premtes nga oficerët e OFL-së.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 4rrugsi: 08/02/2020 14:46

    Tani qe i keni heq makinen e blindume, e paskeni denu me vdekje.

    Përgjigju
  • Hajvani: 08/02/2020 10:26

    Kualidimin e makinave te blinduara KU e bojne ne

    Përgjigju
  • Delinquenti: 08/02/2020 08:22

    Nuk e njoh ligjin per makinat e blindume, OFL ja bllokon makinen dhe I thote hik tani ne shpi ORE SE KY NJERI KA SHKEL LIGJIN PER MAKINAT E BLINDUME QE JU ME TE DREJT JA BLLOKONI po' si è leni ju ate dhe I thoni hik tani bej car te dush OOOUUUU KA SHKEL LIGJIN DUHET TE KETE PROBLEME SE NDRYSHE QE NUK KA SHKEL ASNJE LIGJ PER MAKINEN OSE TE TJERA GJERA JU BLLOKONI MAKINEN CAR BONI TAMON SI BANDAT E 97'PO TANI ME UNIFORME

    Përgjigju
  • Dhalla: 08/02/2020 03:32

    Gjynof e lat n kom tani, do presi noi abone per autobuz I shkreti

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/02/2020 00:53

    Hahahahahaha!

    Përgjigju
  • Komi: 08/02/2020 00:43

    Po kahfshet e samarit sekuestrohen? Edhe dicka, bravo qeveria.

    Përgjigju
  • Geri: 07/02/2020 23:54

    Do bleje makine tjeter te blinduar se ka tmerr te levize ndryshe rrugeve. Ka bere aq shume pislleqe sa nuk ja lane as deti dge oqeani. Shpetoi ne Shijak kur ishte bashke me familjen nga makina e blinduar por nuk do shpetoje gjithmone. Ka qene bashke me ate te 200 trandafilave tek Myslym Shyri. Te dy bashke po " vajtonin " ish te fejuarin e saj. Keta jane " Vipat dhe Vipet" qe promovon media.

    Përgjigju
  • Populli: 07/02/2020 21:50

    Mos u merrni me cironkat por me pasurite e politikaneve ministra e ish ministra ,me dosjet e Cezit te rruges kombit ,te 21 janarit te Gerdecit ,te unazes , Merruni me sekuestrimin e pasurive te prokuroreve te shkarkuar te gjyqetarev te Zaganjorit e shume e shume te tjerev

    Përgjigju
  • Syri: 07/02/2020 19:59

    Ça thoni o shtet o shtet, nje foristrade blinduar trafikatit qe ka kaluar qindra e qindra kilogram droge......ej po talleni me veten ju apo po tentoni talleni me popullin. Miljonat o shtet miljonat euro i keni gjetur...kete thojini njerzve

    Përgjigju
  • gjurmo: 07/02/2020 19:57

    e fiku

    Përgjigju
  • Loran: 07/02/2020 19:52

    Yyy cpaskan ber bravo tani ska me krime ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë