Policia jep njoftimin zyrtar për atentatin ndaj Orland Paplekajt, djali i efektivit të policisë së Rendit në Durrës, Prel Paplekajt.

‘Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P. Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar. Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.’- njofton policia.
Lajmi kryesor:
Atentat ish-efektivit të policisë në Durrës, qëllohet teksa po shpërndante bombola gazi me kamionçinën e tij! Shpëton pa lëndime! Zbardhet dëshmia: Kuptova që po më ndiqnin, manovrova! S’kam konflikte
