Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, avokati i Valter Bamit: Ka armë sportive me leje, pak orë para ngjarjes plasi fishekzjarr për ditëlindjen e motrës

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, avokati i Valter Bamit: Ka armë sportive me leje, pak orë para ngjarjes plasi fishekzjarr për ditëlindjen e motrës

1688717588_valterbami.jpg

Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se Valter Bami pretendon se disponon një armë sportive me leje të marrë në fund të vitit 2020, për të cilën do të dorëzoj në gjykatë edhe dokumentin përkatës. Sipas avokatit të tij, Valter Bami, disa orë para atentatit ndaj Gentian Bejtjes në fshatin Larushk ka lëshuar një fishekzjarr për ditëlindjen e të motrës, megjithatë nuk e përjashton mundësinë që mikro-grimcat e gjetura te kyçi i dorës të jenë të armës së tij sportive, pasi sipas Bamit shpesh e pastron armën. Avokati i tij, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, pritet të kërkoj një ekspertizë më të thelluar, për të përcaktuar saktë çfarë plumbash i përkasin grimcat e gjetura.


Lajmi kryesor:

U arrestua si i dyshuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në Krujë, shtyhet për nesër gjyqi për 'të fortin e Niklës’! Avokati: Ka armë sportive me leje


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor