U arrestua si i dyshuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në Krujë, shtyhet për nesër gjyqi për 'të fortin e Niklës’! Avokati: Ka armë sportive me leje

Valter Bami, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur do të dalë nesër para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca ishte planifikuar për sot por u shty për nesër pasi mungonte prokurori i çështjes. 

Avokati Valter Bami pretendon se disponon një armë sportive me leje të marrë në fund të vitit 2020, për të cilën do të dorëzoj në gjykatë edhe dokumentin përkatës. Sipas avokatit të tij, Valter Bami, disa orë para atentatit ndaj Gentian Bejtjes në fshatin Larushk ka lëshuar një fishekzjarr për ditëlindjen e të motrës, megjithatë nuk e përjashton mundësinë që mikro-grimcat e gjetura te kyçi i dorës të jenë të armës së tij sportive, pasi sipas Bamit shpesh e pastron armën. Avokati i tij, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, pritet të kërkoj një ekspertizë më të thelluar, për të përcaktuar saktë çfarë plumbash i përkasin grimcat e gjetura.

Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve të vdekur në vend, ndërsa dy fëmijët e Gentian Bejtjas u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta, dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës.  I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, marrja në pyetje e Gentian Bejtjes vlerësohet e rëndësishme nga policia pasi pista kryesore që po ndjek grupi i hetimit është hakmarrja.

Raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv, gazetari Sokol Dema

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, avokati i Valter Bamit: Ka armë sportive me leje, pak orë para ngjarjes plasi fishekzjarr për ditëlindjen e motrës

1688717588_valterbami.jpg

Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se Valter Bami pretendon se disponon një armë sportive me leje të marrë në fund të vitit 2020, për të cilën do të dorëzoj në gjykatë edhe dokumentin përkatës. Sipas avokatit të tij, Valter Bami, disa orë para atentatit ndaj Gentian Bejtjes në fshatin Larushk ka lëshuar një fishekzjarr për ditëlindjen e të motrës, megjithatë nuk e përjashton mundësinë që mikro-grimcat e gjetura te kyçi i dorës të jenë të armës së tij sportive, pasi sipas Bamit shpesh e pastron armën. Avokati i tij, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, pritet të kërkoj një ekspertizë më të thelluar, për të përcaktuar saktë çfarë plumbash i përkasin grimcat e gjetura.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 09/07/2023 14:56

    Sekuestro kamerave te poligonit te qitjes ,nqs ka leje arme per qitje sportive kjo duhet te behet vetem ne vende te licensuara,ne te kundert ky eshte vrasesi!!!

    Përgjigju
    • Nikla: 09/07/2023 17:47

      E di gjith nikla se ky esht vrasesi . Po do ja hedhi dhe kesaj here

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)