Atentati ndaj Inez Hajrullës në Lungomare, ekstradohet nga Italia një prej 'qitësve'

VLORE- Ditën e sotme nga Italia është ekstraduar Igli Memaj, ose siç thiret ndryshe me emrin "Suljoti", i cili bashkë me Elmaz Dautin dhe Fatmir Hyseni dyshohet se kanë goditur Inez Hajrullën në 10 maj 2019 në Vlorë. Tre personat e mësipërm janë pjesë e celulës së dyshuar edhe për vrasjen e Santiago Malkos në Tiranë.

Më konkretisht prokuroria e Vlorës për tentativën e vrasjes së Inez Hajrulla, ka identifikuar si pjesëmarës në këtë atentat Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko. Për prokurorinë dhe policinë e Vlorës, tashmë nuk ka asnjë dyshim që grupi i zjarrit në këtë sulm kanë qenë tre personat Fatmir Hyseni ose Elidon Musaj, që njihet ndryshe me nofkën “Doqia”,Gentian Dauti (Zoto) dhe Igli Memaj “Sulitoti”. Hyseni momentalisht është shpallur në kërkim për këtë ngjarje, por edhe për vrasjen në Tiranë të ish-efektivit të policisë, Santiago Malko. Ndërkohë dy bashkëpunëtorët e tjerë Igli Memaj dhe Gentian Dauti janë arrestuar në Itali dhe pritet që shumë shpejt të ekstradohen në Shqipëri.

Fotot e siguruara nga pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë qartë momentin e sulmit, ku një person ka dalë nga mjeti “Range Rover”, tjetri ka ulur xhamin e derës prapa dhe ka qëlluar prej andej, ndërsa personi i tretë qëndron në timon. Fotografitë e shkëputura nga filmimi i një kamere të një biznesi në vendngjarje, tregojnë se pas breshërive të para, një person ende i paidentifikuar është shtrirë në tokë, dhe fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Pas dy qitjeve, më pas autori që ka dalë nga makina është tërhequr me vrap duke hyrë brenda në “Range-Rover”, pasi njëri nga 6 djemtë që ndodhej në lokal, Inez Hajrulla, ka reaguar me një pistoletë që mbante me vete, duke bërë që autorët të ndërpresin sulmin dhe të largohen në drejtim të bashkisë së Vlorës dhe mandej në periferi të qytetit.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës nëntë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Hajrullës dhe miqve të tij, janë Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko. I vetmi që vijon të jenë në kërkim për këtë ngjarje është Fatmir Hyseni dhe Serxho Ademi.

Atentati në kompleksin “Oslo” vjen si pasojë e përplasjeve mes grupimeve në Vlorë dhe kjo ngjarje, për policinë dhe prokurorinë ka lidhje me atentatin e 17 shkurtit 2019, ku u synua të ekzekutohej me 78 plumba Armando Sulejmani “Çipuri”, por në këtë ngjarje mbetën të vdekur kunati i tij Resti Rexho dhe Arjan Hasanaj, të cilët u bënë shoshë nga plumbat. Vetë “Çipuri” në këtë ngjarje mbeti i plagosur lehtë dhe më pas u arrestua nga policia, për akuzën e “mbajtjes pa lejë të armëve”.

Inez Hajrulla dhe vendi ku ndodhi atentati

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çone kali: 28/01/2020 18:58

    Ini im është trim dhe do ngelet trim derisa të dali ndonjë kalorës tjetër që ta ngarkoj në karon e ullishtes. Me respekt Çone Kali

    Përgjigju
  • Vlora: 28/01/2020 14:10

    9 veta iken me vrap nga ini.U shpetoi atyre ne brek 9 veta i mbushen pantallonat plot nga frika hahapo ai nje ishte u lumdhenj ju ishit nje ushtri.. frikacaket e dreqit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore