Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë në maj të 2019, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari, pjesë e grupit që tentuan të ekzekutojnë të riun

Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë në maj të 2019, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari, pjesë e grupit që tentuan të ekzekutojnë të riun

Inez Hajrulla

Një 25-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania ditën e sotme, i shpallur në kërkim si pjesë e grupit që tentuan të ekzekutonin Inez Hajrullën, ngjarje e ndodhur në Vlorë në maj të vitit 2019. Mësohet se është ekstraduar Serxhio Çima, një nga 9 anëtarët e grupit që i bënë atentat Hajrullës.

Ngjarja u regjistrua më 10 maj të dy viteve më parë në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Ndërkohë nga bisedat telefonike është zbuluar se 25 vjeçari Çima ishte pjesë e grupit të bashkëpuntorëve.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë ngjarje kanë marë pjesë nëntë persona:  Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë dhe se Hajrulla u tentua të vritej në shenjë hakmarrje për sulmin me armë të datës 17 shkurt 2019, ku mbetën të vrarë Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho ndërsa Armando Sulejmani i plagosur lehtë.

 Si ndodhi sulmi me armë ndaj Inez Hajrulla

Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh  janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht. Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

Pikërisht në këtë momen gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve. Pas vetëdorëzimit në polici, Ervis Matodashaj ka shpjeguar se armën e zjarrit të përdorur në këtë ngjarje nga Inez Hajrulla, e kishte hedhur në një territor në lagjen “Pavarësia”, armë kjo e cila më pas u gjet, e cila është një pistoletë prodhim Italian. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qori: 24/09/2021 15:51

    Armando arixhiu i karabashit eshte nje buadalla i certifikuar rrot .k vjeth pula dukatit i griu ata mavrit andej ta ni e ka rrit beti. Vjeth bageti 2 thundrak 3 thundrak

    Përgjigju
    • Milo: 25/09/2021 11:33

      Hahahahahahahahaa o ça loti.

    • Mili: 24/09/2021 18:20

      Ore milo pse qesh e di ke ke te besh apo jo ujkun mret te dukatit kler me bmv blindato vetem me te par ne sy mbush breket ti milo se ujku te paralizon rrofshin dukaqotet vdekshin tragjasiotet

    • Milo: 24/09/2021 17:23

      Hahahahahahahahahahhahahaha

  • Laberia: 24/09/2021 13:43

    Ore kush eshte ky armando arixhiu se shum her ma ka zen vesh dhe pae i thon arixhiu

    Përgjigju
  • Qwert: 24/09/2021 12:58

    I mori perpara si lepuj inesi ata ishin 9 burra me aitomatik inesi vetem fare ore i griu inesi,ata iken si zagar 9 burra si te dhjer.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 24/09/2021 15:01

      A ti ke pjerdhur , nejse e ka fajin kafeja qe pi si llum cdo mengjes

  • Dukati: 24/09/2021 12:00

    Gabim sdoni. Te vrisnin inesin po donin te hiqnin qafe kilerin e dukatit e gjith laberise gjer me kurvelesh armando arixhiu ujku i dukate po do piqet armnado prap me keta gango kur te dalen nga burgu do ta shihni kush eshte eshte armnado arixhiu killeri emrin ja thon armnado ujku kushuriri i par i mandeles se elbasanit alias eduart peqini

    Përgjigju
    • Camurezi: 25/09/2021 21:56

      Armandua eshte nona, po si armando jane te teresi lagje, skane lene me oa vjedh e grabit, por jane te rrethuar tani, skane ku vene!! Rrethimi i krujes vazhdon!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë