Pas gati shtatë vitesh nga atentati në mbikalimin e Shkozetit, Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dy prej të akuzuarve kryesorë. Plaurent Dervishaj u dënua me burgim të përjetshëm si organizator i sulmit, ndërsa Julian Meçaj me 35 vite burg si bashkëpunëtor. Në atentatin e 1 nëntorit 2019 humbi jetën shoferi Andi Maloku, ndërsa mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.
Dy të pandehurit u gjykuan në një proces të ndarë nga pjesa tjetër e personave të përfshirë në të njëjtën dosje. Mbi ta rëndonin akuzat për vrasje me paramendim dhe vrasje të mbetur në tentativë, të dyja si grup i strukturuar kriminal.
Për të njëjtën çështje vijon ende procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës. Ky i fundit ndodhet në arrati dhe po gjykohet në mungesë. Më herët, për atentatin e Shkozetit janë dënuar me vendim të formës së prerë edhe Redjan Rraja me burgim të përjetshëm, Ramazan Rraja me 9 vite burg, dënim i ulur në 6 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe Genti Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri.
Gjatë procesit gjyqësor ka dëshmuar dy herë ish prokurori Arjan Ndoja, i cili ka deklaruar se motivet e atentatit janë të qarta për të, por se zbardhja e plotë e ngjarjes i takon organit të akuzës. Ai ka mohuar të ketë pasur njohje me Aleksandër Lahon, duke sqaruar se udhëtimi me të në automjet ditën e atentatit ishte rastësor.
Nga ana tjetër, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj kanë mohuar akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor. Të dy u arrestuan në Dubai dhe u ekstraduan në Shqipëri në gusht të vitit 2024 për t'u përballur me drejtësinë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
keto te dy e kane me hak denimin se boll kane bere turp.
Përgjigju -
Sme besohet, kjo tregon se po vjen era drejtesi.. O zot mbaje doren keshtu e ne vazhdim sa me shume denime Dhe drejtesi, jane vrare e perdhunu e trafiku me mijra njerez, Shume avash kjo drejtesi e vonuar.. Jepini me ritme pak me te shpejta se jane me qindra nena e motra e vellezer me syte nga ju kerkojne drejtesi Shume kane vdekur pa marre drejtesi dhe denimet e merituara Dhe shume po e shijojne jeten ne kerkim pa u bezdisur nga krimet e kryera
Përgjigju -
PREKURORI SKA BERE ASGJE I PAFAJSHEM E DON DHE POPULLI E BERI DEPUTET HAJDE VEND CUDIRASH JEMI AI RRINTE NE MAKINAT E BANDES KUNDERSHTARE A MJERE POPULLI
Përgjigju -
Ngelen burgjeve keta te fortet. Tani ne 41 bis dhe harrohen fare
Përgjigju -
E tmerrshme. Burgimi perjete ne kete moshe eshte shume i rende. I bie ta kalojne pjesen e mbetur te jetes ne burg. Jo-humane!
Përgjigju-
Po ky prokurori I perjashtuar nga vetingu nuk ka faj? Çfar donte ai me kriminelet ne makin ? Perse drekoi me kriminelet ? Si e vuri pasùrine ky prokuror ? Bravo drejtesia kriminelet mire beni qe I denoni po perkrahesit e krimineleve pse si denoni ? Pa ndihmen e prokurorit as nje kriminel nuk vepron .
-
Po seriozisht e kam. Nuk njoh asnje nga keta persona por te pakten ky pa floke duket qe nuk eshte aspak mire me shendet qe ne foto. Cfare demi mund te beje ky tani?
-
Po kur qellonte me arme per te vrare njerez nuk e llogariste qe do paguante? Nuk me vjen keq per ate qe donin te vrisnin por nuk me vjen keq hic as per ata qe duan te vrasin. E bukura esht se dhe burg keta tipa bojn gangsterrin deri sa ta gjejn nga kundershtaret e tyre
-
Seriozisht e ke ti?
-









Komente
Komento