VLORE- Makina me të cilën u ekzekutua Kristian Marku në Vlorë janë targa të vjedhura të makinës së një polici në Novoselë pikërisht ditën kur ndodhi atentatit. Ky është konkluzioni i arritur nga grupi hetimor në lidhje me vrasjen që ndodhi pasditen e 13 janarit.
“Targat që përdorën autorët u vodhën nga mjeti i parkuar i policit” bëjnë të ditur burimet nga policia, citon gazetari i Report Tv, Armand Xhelili dhe rezultojnë që janë vjedhur ditën kur u krye vrasja
Policia po verifikon kamerat e sigurisë për të arritur në identifikimin e personit që ka vjedhur targat e makinës së policit në Novoselë. Mister mbetet pse i riu nga Rrësheni kishte shkuar më 13 janar në Vlorë, pikërisht ditën kur u ekzekutua. Për këtë po kërkohet të hapet celulari i viktimës. Ai ka qenë në makinë i vetëm dhe është qëlluar me pistoletë gjysmë automatiku.
Edhe makina e autorëve rezulton të jetë vjedhur.
Dinamika e atentatit
I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, të cilët sipas burimeve, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Burime për gazetarin Armand Xhelili bëjnë me dije se nga kjo pikë, autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. I riu mori 3 plumba në trup dhe makina që udhëtonte, pas atentatit është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.
Autorët dogjën mjetin tip ‘Golf’ rreth 1 km larg vendit të ngjarjes dhe më pas dyshohet se janë larguar drejt Fierit. Mjeti i autorëve ka qenë me targa të vjedhura, ndërsa brenda tij nuk është gjetur arma e krimit.
Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, si dhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë. Po ashtu, është ushtruar kontroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, por edhe në fshatrat Novoselë dhe Panaja.
Ekzekutimi i 30-vjeçari nga Rrësheni Kristian Marku dyshohet se ka lidhje me përplasjen e dy fiseve të Mirditës, Reçi e Bardhi. Dje u shoqëruan 4 anëtarë të fisit Reçi, mes tyre nipi i Kastriot Reçit, i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020, por atakanë mohuar lidhjen me ngjarjen.
Tre plumba në trup i morën jetën të riut