TIRANE - Në dëshminë e tij, pronari i automjetit tip BMW, që u përdor në atentatin ndaj ish-kryepolicit Dritan Lamaj në kryeqytet, deklaron se nuk njeh asnjë nga personat qoftë Arben Frrokun apo dhe personin që akuzohet se ka vjedhur mjetin.

Fatmir Lulaj ka dëshmuar para gjykatës se mjetin e tij BMW, e kish parkuar në lagjen e tij në qytetin e Durrësit, ndërsa pasi nuk e kish gjetur në mëngjes e denoncoi të vjedhur në polici. 

Më tej Lulaj tha para gjykatës se ka mësuar nga lajmet një ditë më pas se automjeti i tij ishte përfshirë në një atentat, por vetë ai dhe pse është shoqëruar një vit më parë në polici, i qëndron dëshmisë se nuk njeh asnjë nga autorët dhe makinën ja kanë vjedhur.

Në procesin ndaj të dyshuarit për vrasjen e Lamajt, biznesmenit Arben Frroku ka dëshmuar dhe i afërmi i tij Pjerin Frroku, i cili tha se e ka takuar Arbenin 10 ditë para ngjarjes, por nuk ka vënë re asgjë që të mendojë se kushëriri i tij ka kryer vrasjen.

Senaca e rradhës është lënë për të mërkurën e ardhshme ku pritet të dëshmojnë sërish dëshmitarët e organit të akuzës.

Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)