Atentati ndaj Trumpit/ Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal

Atentati ndaj Trumpit/ Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal

1717855211_berisha.jpeg

Sali Berisha i është bashkuar reagimeve për sulmin me armë ndaj ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Berisha shkruan se e dënon me ashpërsi sulmi, ku një dorë kriminale shkrepi një seri të shtënash kundër Trump.

Kreu i PD-së e quan një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA.

"Atentat kundër Presidentit Donald Trump. Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit Donald Trump. Ky akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Presidentit Trump në një takim elektoral ne Butler Pensilvania. Nga të shtenat Presidenti Trump u plagos, por është jashtë rreziku për jetën dhe një pjesmarrës në miting u vra dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë. Atentator i identifikuar si Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç u asgjesua nga shërbimi sekret. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA. Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqiperisë dhe lutem për shërim të shpejt dhe të plotë të tij. Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndeshkimin më të rreptë ligjor."- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Politika shqiptare dënon atentatin ndaj Trump! Begaj: Akte të tilla nuk kanë vend në demokraci! Rama: Tragjedi për botën demokratike


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë