Atentati ndaj Zamir Kalemit në Tiranë, policia: 15 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorët

Atentati ndaj Zamir Kalemit në Tiranë, policia: 15 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorët

1705126758_page.jpg

Policia ka ofruar 15 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit nga Zamir Kalemit, mbrëmjen e 12 janarit te nënkalimi i Selitës në Tiranë.  Autorët të cilët dyshohet se janë 2, e ndoqën për disa orë Zamir Kalemin dhe nisën të qëllojnë sapo makina e tyre “Nissan” me targa të vjedhura në 2018-ën në Tiranë, ishte paralel me atë të objektivit, në një distancë të ngushtë.

'Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin  +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi.'- njofton policia.

Sipas bluve të Tiranës, duke u bazuar tek analiza e rrethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Po ashtu bëhet e ditur se nga verifikimet paraprake, targat e automjetit 'AA 968 JD', të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018. Ndërsa mjeti tip 'Nissan', ngjyrë gri me targë MHY6650 rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023.

Policia thotë se për zbardhjen e ngjarjes ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, e shton se janë sekuestruar pamjet filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

'Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur "Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me armë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyrjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes. Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Atentati në Selitë, Zamir Kalemi i shpëtoi 13 plumbave të kallashnikovit! Makina e autorëve me targa të vjedhura, e ruajtën për disa orë!


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë