Atentati në Selitë, Zamir Kalemi i shpëtoi 13 plumbave të kallashnikovit! Makina e autorëve me targa të vjedhura, e ruajtën për disa orë!

Tirane- Në 8 gushtin e vitit 2023, Andrea Kalemi i shpëtoi një atentati me armë ndaj tij teksa pushonte me familjen në një ishull grek. 5 muaj më pas, mbrëmjen e 12 janarit 2024, vëllait të tij, Zamir Kalemi, i bënë atentat në Tiranë. Të dy i ndoqi i njëjti fat. Pavarësisht breshërisë së plumbave lëshuar ndaj tyre, arritën të shpëtojnë duke marrë dëmtime që nuk i rrezikuan jetën.

40-vjeçari Zamir Kalemi shpëtoi paq, kur në orën 22:55 teksa drejtonte një makinë Smart poshtë mbikalimit të Selitës në Tiranë, nga një automjet në ecje, persona të paidentifikuar, derdhën ndaj tij 13 plumba kallashnikovi.

Autorët të cilët dyshohet se janë 2, e ndoqën për disa orë Zamir Kalemin dhe nisën të qëllojnë sapo makina e tyre “Nissan” me targa të vjedhura në 2018-ën në Tiranë, ishte paralel me atë të objektivit, në një distancë të ngushtë.

Pikërisht ky element, i bën hetuesit të besojnë se kanë të bëjnë me atentatorë amatorë, të cilët në breshërinë e plumbave të derdhur vetëm 4 plumba e kanë prekur në këmbë dhe krah. Për pasojë, makina e Kalemit u përplas me trafik-ndarësen, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi dhe dogjën makinën bashkë me automatikun në afërsi të Bërzhitës

Hetuesit, deri në këtë fazë kanë mbledhur me dhjetëra pamje të kamerave të sigurisë, nga zona e Astirit deri në vendin e ngjarjes, ku mendohet se kanë lëvizur dy makinat njëra pas tjetrës, por momenti i të shtënave nuk është filmuar, pasi aty nuk ka kamera.

Zamir e Andrea Kalemi, dy vëllezërit që i shpëtuan atentateve, janë kushërinj të Aleksandër Sadikajt i cili u ekzekutua më 11 qershor të vitit 2022 pasi i shpërthyen tritolin në makinë pranë Teg-ut, ngjarje kjo që për policinë akoma është e pazbardhur. 6 muaj më vonë, por në Tiranë u vra në atentat biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Për ngjarjen është në pranga Albana Velo dhe në kërkim Andrw Bode, miq të vëllezërve Kalemi, ndaj vrasja e e biznesmenit dyshohet se ishte hakmarrje për Sadikajn.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Atentati ndaj Zamir Kalemit në Tiranë, policia: 15 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorët

1705126758_page.jpg

Policia ka ofruar 15 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit nga Zamir Kalemit, mbrëmjen e 12 janarit te nënkalimi i Selitës në Tiranë.  Autorët të cilët dyshohet se janë 2, e ndoqën për disa orë Zamir Kalemin dhe nisën të qëllojnë sapo makina e tyre “Nissan” me targa të vjedhura në 2018-ën në Tiranë, ishte paralel me atë të objektivit, në një distancë të ngushtë.

'Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin  +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi.'- njofton policia.

Sipas bluve të Tiranës, duke u bazuar tek analiza e rrethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Po ashtu bëhet e ditur se nga verifikimet paraprake, targat e automjetit 'AA 968 JD', të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018. Ndërsa mjeti tip 'Nissan', ngjyrë gri me targë MHY6650 rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023.

Policia thotë se për zbardhjen e ngjarjes ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, e shton se janë sekuestruar pamjet filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

'Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur "Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me armë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyrjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes. Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin.'- njofton policia.

Ora 10:33
Atentati ndaj 40-vjeçarit te mbikalimi i Selitës, Report Tv sjell pamjet nga makina e djegur e autorëve në Bërzhitë

1705138249_zjarrdigjetmakina.jpg

Zamir Kalemi, vëllai i Andrea Kalimit dhe kushërinj të Aleksandër Sadikajt, i ka shpëtuar mbrëmjen e së enjtes një atentati te mbikalimi i Selitës.

Ndërkohë pak minuta pas atentatit u raportua për një makinë që po digjet në Bërzhitë dhe dyshohet se u përket autorëve të plagosjes. Report Tv sjell pamjet nga makina e djegur në Bërzhitë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/01/2024 01:04

    Ai /NISSAN/ i vjedhur ne Greqi si e kaloi kufirin e doganen, kush e ngiste? Meqe qenka vjedhje e fresket e 2023 ,ndoshta ruhen akoma te dhenat ne TIMS e kamerat e kufirit.

    Përgjigju
    • Or tej: 14/01/2024 09:09

      Eshte me kollaj te pyesesh hakerat iraniane sesa keta te tanet or teeeejjjjj

  • Nik: 13/01/2024 14:32

    Killer bostanit

    Përgjigju
  • Beni: 13/01/2024 14:30

    Ruju o vlla se heren e dyte e rrisin pazarin Gjejne vrases profesionist.. Je ne target ruj vehten dhe familjen ik diku qendro me mbrojte Pastaj sulm..

    Përgjigju
  • The: 13/01/2024 14:01

    Paskn fillu uljet sezonale. Ku jane makinat e shpejta te Taulant Palles?

    Përgjigju
  • Asdfg: 13/01/2024 12:27

    Eh djemt e kurvave cfar nuk pret..

    Përgjigju
  • Grupi: 13/01/2024 12:11

    Vellezerit Kalemi e paskan nisur rrugen pa kthim. Killera te lodhur te palodhur ju qenkan qepur pas. Keputja e ketij zinxhiri vrasjesh duhet te filloje me konfiskimin e pasurise kriminale duke filluar nga Sadikaj, Kalemet, Bodet, Velojt, Papajt dhe cfare kane pas. Nese mbeten pa para as breket e tyre nuk do ngrene dot jo me te vrasin.

    Përgjigju
  • Shkodra: 13/01/2024 10:49

    Ku i gjeni keto killera te lodhur ?? Andrea i shpetoj atentatit, ky i shpetoj ! As me ket smart te lodhur se keni vra dot

    Përgjigju
    • Po smarti: 13/01/2024 11:01

      Smarti esht 1meter me 1meter katror...se si ka shpetuar, ca killera thua kra vetem qe killera sjan. Killer si i thon kta esht fjal e huaj per vrases, vrasesat mbarojn pune nuk plagosin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta