TIRANË- Nga një automjet “Nissan” 3 persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi sapo u bënë paralel me “Smartin” që drejtonte Zamir Kalemi në Tiranë, mbrëmjen e 12 janarit.
Një tjetër automjet, më herët gjatë ditës e ka ndjekur Kalemin, dhe policia tashmë ka rënë në gjurmët e tij. Burime për Report Tv thonë se policia ka pamje të këtij automjetit i cili është gjurmuar pas dëshmisë së vetë objektivit, i cili shpëtoi paq me 4 plumba që nuk i rrezikuan jetën.
Ky automjet që blutë e kanë identifikuar dyshohet se është përdorur për të larguar atentatorët, të cilët më pas dogjën makinën "Nissan" pranë Bërzhitës. Automjeti që policia ka arritur të gjurmojë, dyshohet se ka marrë edhe një person të katërt, i cili priste autorët në Bërzhitë, për t'u larguar të gjithë pas djegies. Makina është parë në një karburant brenda Unazës së Madhe të Tiranës.
Çdo fytyrë e dyshimtë që shfaqet më pamjet e kamerave pritet t'i tregohet Kalemit për të parë nëse e ka vëzhguar apo ndjekur në ditët e fundit, por hetuesit po hasin vështirësi në bashkëpunim. Të vetmin detaj që 40-vjeçari i ka dhënë policisë, është itinerari i lëvizjes së tij ditën e atentatit, që i shërbeu policisë për të monitoruar kamerat e sigurisë në ato zona.
Zamir Kalemi i shpëtoi mrekullisht një atentati mbrëmjen e 12 janarit në Tiranë, edhe pse ndaj tij u derdh breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje, teksa ai udhëtonte me “Smart”. Kalemi është kushëriri i Aleksandër Sadikajt të ekzekutuar në 2022 në Tiranë, vrasje që ka pasur me eliminim e biznesmenit sarandiot, Edmond Papa.
Blutë e kryeqytetit kërkojnë ndihmën e publikut për identifikimin e autorëve dhe kanë ofruar 15 000 euro për çdo informacion të vlefshëm duke ruajtur anonimatin.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1877
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03