Tiranë/ Vëllai i Andrea Kalemit i shpëton atentatit tek rrethi i Selitës! U qëllua me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje (EMRI+VIDEO)

TiraneVëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe greke, i ka shpëtuar një atentati mbrëmjen e së premtes (12 Janar 2024)  tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë. Ka qenë ora 22:55 minuta. Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, Smart, kur nga një mjet tjetër në lëvizje është qëlluar me breshëri kallashnikovi. 

Report Tv sjell pamje të makinës tip Smart me të cilën udhëtonte 40 vjeçari kur është tentuar të vritet. Duket se nga të shtënat i riu ka humbur kontrollin duke përplasur makinën me anësoren e rrugës.

Nga informacionet e para të policisë Zamir Kalemi është plagosur me armë zjarri në këmbë por Report Tv mëson se e kanë kapur më shumë plumba dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës.

Pak minuta më pas u mësua për një makinë të djegur në Bërzhitë, që dyshohet se është e autorëve. Brenda në makinë është gjetur dhe një kallashnikov.  

Report TV solli pamje nga vendi i ngjarjes ku forca të shumta të policisë bënnë krehjen e zonës ndërsa janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.  

Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" informoi policia e Tiranës. Një nga pistat e hetimit të atentatit të sotëm është vijimi i sagës së vrasjeve të 2022 Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papa. Vëllai i tij, Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë në qershor të po këtij viti ishte kushëriri i vëllezërve Kalemi.

1705126758_page.jpg

 

Zamir Kalemi
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:37
Atentati në Selitë, dyshohet se është vijim i sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës

 

Plumbat e mbrëmjes së 12 janarit 2024 ndaj vëllait të Andrea Kalemit, Zamirit,- i cili po mjekohet në spitalin e Traumës - dyshohet se  kanë lidhje me sagën e vrasjeve të 2022

11 qershor 2022 -  Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë.  27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

16 dhjetor 2022 - Gjashtë  muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Më 9 gusht 2023 Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun  “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Më 8 janar 2024 Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andrew Bodes dhe Albano Velos.  Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’

Më 12 janar 2024 Tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur. 

1704706245_sadikaj.jpg

 

Aleksander Sadikaj dhe Edmond Papa
Ora 00:55
Plumbat në Selitë/ Drejt makinës së Zamir Kalemit u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje

1705102122_zamirkalem.jpg

(Foto: Makina Smart me të cilën lëvizte Zamir Kalemi (në krah të djathtë) kur u godit me breshëri kallashnikovi, 13 janar 2024)

Vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur në botën e krimit është tentuar të vritet mbrëmjen e sotme teksa lëvizte me makinë tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë.

Gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com Sokol Dema mëson se ai ka qenë duke lëvizur me makinën e tij Smart kur është qëlluar me kallashnikov nga një tjetër makinë në lëvizje.

Mësohet se nga makina e autorëve është qëlluar shumë herë me kallashnikov në drejtim të Smartit me të cilën po lëvizte Zamir Kalemi që ka qenë dhe shënjestra.

Aktualisht 40 vjeçari ndodhet në sallën e operacionit dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

“Edhe pse u raportua se është plagosur me plumb në këmbë, mësohet se e kanë kapur më shumë plumba” informon gazetari i Report Tv Sokol Dema.

Ora 00:24
Plumbat tek rrethrrotullimi i Selitës, 40 vjeçari Kalemi po ecte me makinë! Shikoni Videon

Persona të panjohur kanë tentuar të vrasin mbrëmjen e sotme vëllain e Andrea Kalemit, i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022.

Nga informacionet e para hetimore Zamir Kalemi ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij Smart kur është qëlluar me armë, dyshohet kallashnikov.

Report Tv sjell pamje të makinës së 40 vjeçarit. Pas të shtënave i riu ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me anësoren e rrugës.

Ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Ora 23:37
I riu qëllohet me armë tek rrethrrotullimi i Selitës, gjendet makinë e djegur në Bërzhitë

1705098781_fess.png

Report Tv mëson se një makinë po digjet në Bërzhitë dhe dyshohet se është e autorëve të plagosjes së  Zamir Kalemi.

Policia po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Tiranë/Informacion paraprak i policisë

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. 

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 13/01/2024 16:30

    Kur shume kanale me emer marrin ne intervista nga mengjesi ne dark ish kryeministra dhe ish ministra drejetsie e i lejojn te flasin me fjalor rrugacerie keto ngjarje do jetojm!Behet luft e hapur nga mediat me drejtesin e cila shfrytezohet nga nga bandat! I lutemi drejtesis dhe rendit te veprojn me shpejtesi ndaj te gjithe individeve qe shkaktojn kaos dhe rremuj duke mos kursuer as deputetet e degjeneruar qe e duan Shqiperin tym e flak!

    Përgjigju
  • Alb: 13/01/2024 10:55

    Edhe demokraci edhe siguri ska. Vetu ne diktature ke siguri

    Përgjigju
  • Bledi: 13/01/2024 08:31

    Dhe policia si kundër përgjigje do arrestoje ndonje me 10 gram hashash

    Përgjigju
  • Njoftojeni: 13/01/2024 07:23

    Njoftojeni urgjent drejtorin pergjithshem te kthehet nga vlora. Urgjentisht te vije tirane dhe ta zbardhe ngjarjen sa hap e mbyll syte. O shtet o shtet breket jo ne fund te kembeve te kane vajtur por tani spo te duken fare as ku i ke. Ke mbetur “ cullak “ si thote populli. Bandat e kallashnikov qarkullojne si motorristet e picave.

    Përgjigju
  • ish polici: 13/01/2024 00:51

    KRIMI KA MARRE REVANSHIN,,,,NUK PYET ME PER NJERI,,VRASIN PERDITE ,ZHDUKIN NJEREZIT ,,,QEVERIA NUK BEN ASGJE ,,BILES I INKURAJON,,,POPULL NGRIHU TANI DHE ZHDUKINI KETA VEMJE,,,ME ARME ,,ME ACID DIGJINI,,,TE MOS E LEME SHQIPERINE TE KTHEHET NE EKUADOR....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konispol, sherr mes disa të rinjve, dy të plagosur me sende të forta

Konispol, sherr mes disa të rinjve, dy të plagosur me sende të forta