Atentati në Dukagin, policia kthehet në vendin e krimit, hetimi: 8 plumba u qëlluan nga një kallashnikov! Po verifikohet nëse Gjokë Gurra ka denoncuar raste të kultivimit të kanabisit

Atentati në Dukagin, policia kthehet në vendin e krimit, hetimi: 8 plumba u qëlluan nga një kallashnikov! Po verifikohet nëse Gjokë Gurra ka denoncuar raste të kultivimit të kanabisit

1688058515_1.jpg

Policia e Shkodrës është rikthyer sërish sot më mëngjes në vendin e ngjarjes në fshatit Sumë të zonës së Pultit, Dukagji për të mbledhur prova të reja lidhur me vrasjen e babë e bir Gjokë e Eduart Gurra ndodhur dje (29 qershor 2023) 

Nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se nga gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes është qëlluar nga një armë e vetme e tipit kallashnikov. Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja. Autori besohet të ketë vepruar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t'u larguar.

Veç pistës që babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të lëndës drusore, policia ka ngritur edhe atë të konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa, duke qenë se 57-vjeçari në 2008-ën ka qenë punonjës policie dhe së fundmi kryeplak i fshatit Bruçaj. Po verifikohet nëse ka denoncuar ndonjë rast të kultivimit të drogës dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vrasjen, informon gazetari i Report TV  Sokol Dema.


Lajmi kryesor:

Atentati në Dukagjin/ Babë e bir u qëlluan me breshëri automatiku në makinë! I zunë pritë 500 metra larg shtëpisë së djegur


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik